Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Të çohet njëri dhe të thotë që nuk ka në shtëpinë e tij një qese të mbushur plotë me qese?! Ju që nuk keni me çfarë të mbushni hapësirat e shtëpisë ndoshta i keni bërë edhe një dollap më vete por, ata të tjerët që nuk kanë gjetur asnjëherë rehat për organizimin e tyre, le të mësojnë këto truke. E para dhe më e thjeshta është që të bëni ose blini një kuti kartoni me një hapësirë rrumbullake prej nga të nxirrni qeset. E dimë që, me pak ngjeshje, edhe një hapësirë e vogël mund të zërë shumë qese prandaj nuk ka nevojë të jetë e madhe. Nëse jeni gjithmonë në nxitim, në këtë kuti mund t’i vini edhe rrëmujshëm e të nxirrni më pas atë që ju duhet sepse, njëra do të tërheqë tjetrën...Një alternativë tjetër është thesi i përmbysur që shikoni në fotografi. Mjafton një hapje e vogël që të tërhiqni prej andej qeset. Për ju të organizuarit, ka ca taktika të posaçme. Shtrojini e palosini qeset në formën e një shiriti të hollë dhe mbështillini rreth njëra tjetrës siç bëni me perin rreth rrotës. Mund t’i mbështillni rreth kartonit të mbetur të letrës së aluminit. kapni secilën pas bishtit të tjetrës e kështu me radhë...
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...