Më në fund, Leo e ndan mendjen për t’u martuar, prezanton modelen 25 vjeçare me të ëmën!
Për shumë vite, Leonardo DiCaprio ka qenë një nga beqarët më të lakmuar, por më në fund duket se ka një fitu...
Frigoriferi është ndër pajisjet elektroshtëpiake që nuk e hiqni pothuaj kurrë nga priza, përjashtuar rastet kur ikni me pushime ose e pastroni. Duke u ndalur tek pastrimi, shumë zonja habiten sa herë që lajnë pjesën e ngrirjes ,e cila i ngjan një mini akullnaje. Shumë prej jush mund të mos e dinë, por kur muret e frigoriferit janë të veshura me shtresa akulli ai harxhon shumë më tepër energji elektrike se zakonisht. Sigurisht që kjo gjë prek menjëherë xhepin e konsumatorit. Duhet të dini që kjo pjesë e frigoriferit është projektuar për të ngrirë ushqimet falë përmbajtjes së tij dhe gradimit që ju i bëni dhe nuk është akulli ai që i ngrin ato . Akulli krijohet si pasojë e ajrit të ftohtë që thith lagështinë nga ushqimet dhe pijet që gjenden në të. Për të hequr shtresat e akullit duhet të lyeni pjesën e brendshme të frigoriferit me vaj luledielli ose misri. Me anë të një sfungjeri lyeni muret e ngrirjes dhe më pas vendosni ushqimet që doni të konservoni. Një mënyrë tjetër që të mos krijohet akulli është nëse i fusni ushqimet në qese zip ose në enë të mbyllura hermetikisht. Provojeni këtë truk dhe shpëtoni një herë e gjithmonë nga ky problem.
Për shumë vite, Leonardo DiCaprio ka qenë një nga beqarët më të lakmuar, por më në fund duket se ka një fitu...
Armokromia është një temë që po thellon kureshtjen e njerëzve çdo ditë e më shumë. Pak e njohin, por shqip...
Nga Lira Gjika Fëmija ka nevojë për nënë dhe baba. Fëmija që të vijë në jetë duhet një mashkull d...