Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Është mëse e zakonshme që pas një farë periudhe të vini re njolla ndryshku në veshjet tuaja. Me siguri pyetja e parë që ju ka shkuar ndër mend ka qenë :‘’Si dreqin janë krijuar ?‘’. Në përgjithësi njollat e ndryshkut krijohen nëse pjesa e bendshme e kapëseve të rrobave është e oksiduar ose kur veshjet kanë qëndruar për shumë kohë në lagështi.
Edhe pse në pamje të parë duken të vështira për t’u hequr, truket e mëposhtme çdo gjë do të jetë më e lehtë:
Soda e bukës është produkti magjik që duhet të keni patjetër në shtëpinë tuaj. Ajo ka veti anti-bakeriale dhe gërryese që arrijnë të heqin njollat e ndryshkut nga veshjet dhe t’i kthejnë në gjendjen e mëparshme. Merrni disa 2-3 lugë gjelle sodë buke dhe tretini në një gjysmë gote me ujë. Pastën që krijohet vendoseni mbi njollat e ndryshkut dhe fërkojeni me furçë dhëmbësh. Më pas lani rrobën me ujë të ftohtë . Në vend të detergjentit përdorni sërish sodë buke . Rezultati është shumë i dukshëm.
Uthulla e mollës është po ashtu një tjetër produkt që arrin të heqë edhee njollat më të vështira të ndryskut. Aplikoni uthull molle mbi njollat e ndryshkut, më pas futeni veshjen tuaj në ngrirje për 4- 5 orë. Në fund lajeni si zakonsisht. Kjo procedurë duhet bërë dy herë derisa të shihni rezultatin që kërkoni.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...