Pastrimi

Hap pas hapi si të pastroni këpucët kamoshi pa u lënë asnjë njollë

+

suede desert boots 1170x600

Këpucët e kamoshit ose ndryshe kastori janë shumë të bukura. Lëkura e kamoshit është një material i tillë i cili mund të bëhet mjaft lehtë pis, prandaj nuk është ndër llojet e këpucëve që të gjithë pëlqejnë dhe shume prej nesh mundohen t’u shmangen kur vjen puna për të blerë një palë këpucë të reja. Shumë persona druhen si pastrimi i tij do të dëmtojë materialin, por nëse e bën në mënyrën e duhur, do të kesh këpucët si ditën e parë që i ke blerë. Megjithatë ja disa këshilla se si te kujdeseni për këtë material.
Mos i vishni në kohë të papërshtatshme si për shembull kur bie shi.

Ju nuk duhet t’i spruconi këpucët tuaja me llak, parfum apo deordorant, ato i dëmtojnë këpucët kamosh.
Mos lejoni që këmbët tuaja të djersiten dhe të jenë në kontakt të drejtpërdrejtë me këtë lloj këpuce, vishni gjithnjë çorape.
Mos i lini për një kohë të gjatë në diell. Mbulojini dhe futini në një vend të errët gjatë stinës kur këto këpucë nuk i vishni.
Si fillim ju duhet t’i pastroni këpucët tuaja me një furçë, mund të përdorni një të tillë dhëmbësh apo një furçë pikërisht për materialet kamosh. Më pas nëse “pisllëku” në këpucë është i madh përdorni pak uthull të bardhë, ose një copë me alkool për ta pastruar. Në ndryshim nga uji që mund të lërë ndonjë njollë ose hartë në këpucë, këto të fundit nuk do e bëjnë një gjë të tillë.
Mund të përdorni dhe gomë që fshin lapsin për ndonjë shenjë të vogel. Sigurohuni që të jetë gome e bardhë ose me ngjyrë të lehtë.
Njollat e vajit mund t’i hiqni me sodë buke, me një copë të njomur dhe pak sodë.