Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Është e vështirë t'i thuash jo një gotë vere të kuqe, por ndonjëherë na ndodhin incidente të pakëndshme që nuk mund t'i evitojmë si p.sh derdhja e saj mbi veshje. Living ju njeh me disa truke si t’i hiqni ato pa u sforcuar dhe mbi të gjitha pa patur frikë që njollat nuk do të zhduken.
1.Verë e bardhë dhe sodë buke: Vera e bardhë është ‘’armikja’’ e përhershme e verës së kuqe, por në këtë rast ajo mund të bëjë një mrekulli. Hidhni disa lugë sodë buke në një gotë me verë të bardhë. Pastën e krijuar hidheni mbi njollën në tapet dhe fërkojeni vazhdimisht me një furçë dhëmbësh. Në fund pastrojeni me pak ujë ose thjesht thajeni me tharëse ose fshesë me korend.
2.Ujë i gazuar: Ujë i gazuar është shumë i shëndetshëm, por gjithashtu një zbardhues shumë efektiv. Nëse ju është derdhur pak verë e kuqe mbi batanijen e bardhë apo mbi fustanin e ri, spruconi ujë të gazuar mbi njollë dhe lëreni të veprojë. Uji i gazuar eleminon menjëherë çdo lloj njolle.
3.Niseshte misri dhe kripë e jodizuar: Kombinimi i niseshtesë së misrit dhe kripës së jodizuar mund të fshijë njollat e verës më shpejt nga ç’mund ta imagjinoni. Në një gotë ujë shtoni disa lugë niseshte misri dhe përziejeni vazhdimisht, më pas shtoni kripën e jodizuar. Hidhni përzierjen mbi njollë dhe fërkojeni me sfungjer. Në fund pastroni njollën me ujë të pastër dhe uthull molle.
4.Pasta e dhëmbëve: Ky truk funksion pasi njolla e vërës është tharë. Nëse padashje derdhët një gotë vere mbi këmishën e pambukut, mos e lani menjëherë por vendoseni në tel. Pasi njolla të jetë tharë, njomni zonën përreth njollë me ujë dhe mbuloni njollën me pastë dhëmbësh. Fërkojeni me furçë dhe lajeni si zakonisht. Njolla do të largohet pas pak minutash.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...