Njihuni me personazhet e njohur shqiptarë që agjërojnë muajin e shenjtë të Ramazanit
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Njollat e verës mund të jenë ndër më të vështirat për t’u hequr, por nëse do t’i dinit truket që Living do të ndajë me ju sot më herët, do kishit “shpëtuar” sa e sa këmisha apo veshje të tjera. Nuk ka pse të jetë pastrimi kimik, vendi i parë që ju vjen ndër mend kur njollosni veshjet apo mbulesën e tavolinës me verë, sepse në shtëpinë tuaj gjenden plot 10 produkte që mund të pastrojnë verën nga pëlhura të ndryshme. Sigurisht që jo të gjithë përbërësit veprojnë njësoj ndaj për t’i renditur nga më efektivet deri tek më pak, i kemi provuar në një këmishë !
Çfarë përdorëm: Rërë për macen (ku supozohet të urinojë), kripë, pudër bebeje, vodka, qumësht, sode buke dhe verë të bardhë, peroksid hidrogjeni dhe sapun i lëngshëm, uji i nxehtë.
Pa dyshim, disa prej tyre mund të tingëllojnë si të çuditshme, por secila teknikë ka teorinë e saj mbështetëse se pse mund të funksionojë.
Kripa- rëra pr macen- pudra e bebes mund të depërtojnë në fibrat e veshjes duke vepruar si përthithës e duke absorbuar këtë të fundit.
Likuidet si qumështi, vodka, soda e bukës dhe vera e bardhë- peroksidi i hidrogjenit (uji i oksigjenuar) uji i nxehtë thuhet se shpërbën molekulat e verës dhe oksidon pigmentin e kuq.
Pasi të gjitha njollat e verës u mbuluan me përbërësit e mësipërm dhe u lanë që të vepronin për disa minuta, këmisha u fut të lahej në lavatriçe! Rezultati do të jepet me pikë nga më pak efektivja që s’ia vlen të provohet deri tek metoda më e suksesshme:
Qumështi- 1/10
Rëra e maces- 2/10
Kripa- 3/10
Verë e bardhë dhe sodë buke- 4/10
Pudra e bebes- 5/10
Vodka- 7/10
Uji i nxehtë- 8/10
Ujë i oksigjenuar dhe sapun i lëngshëm (detergjent) – 10/10 LIVING
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...