Më në fund, Leo e ndan mendjen për t’u martuar, prezanton modelen 25 vjeçare me të ëmën!
Për shumë vite, Leonardo DiCaprio ka qenë një nga beqarët më të lakmuar, por më në fund duket se ka një fitu...
Aromatikët e ambienteve përmbajnë methanal dhe bezene e lëndë të tjera toksike, të cilat janë jo pak të dëmshme për aparatin e frymëmarrjes.
EPA (Environmental Protection Agency) vlerëson se ajri i brendshëm është 2 deri në 5 herë më i ndotur se në natyrë, pjesërisht për shkak të përdorimit të produkteve të pastrimit, ndër të cilat janë edhe aromatikët e ambienteve. Qirinjtë aromatikë gjithashtu përmbajnë jo pak substance toksike, ndaj e mira është t’i përgatisni vetë aromatizuesit e shtëpisë.
Gjithçka që ju duhet është të fusni në ujë të gjithë përbërësit që kanë aromë të mirë, bimë, fruta, erëza etj. Ju mund të përdorni ato që keni në shtëpi. Mund të përdorni frutat, limonin sepse e ka aromën më intensive dhe zgjat më shumë. Përsa i përket bimëve mund të përdorni rozmarinën, karafilin, degë pishe etj.
Gjithçka që ju duhet është që këto përbërës të ziejnë dhe më pas i hidhni në një kavanoz dhe kjo është gjithçka.
• Në një gotë me ujë, shtojmë disa pika esencë vaniljeje, portokalli ose esencë tjetër dhe me të mbushim një shishe sprucuese dhe spërkasim ambientin.
• Për eliminimin e erërave të rënda, vendosim një tenxhere të vogël me pak ujë dhe 1 gotë uthull të bardhë për të zier me zjarr të ngadaltë derisa të avullojë pothuaj tërësisht.
• Lëkurat e agrumeve mos i hidhni poshtë. Vendosini ato në një enë me ujë, shtoni një shkop kanellë dhe ziejini me zjarr të ngadaltë. Një aromë shumë e këndshme do të shpërndahet në shtëpi.
• Për eliminimin e erës së rëndë të koshit të mbeturinave, hedhim në fund të qeses sodë buke.
• Përpara se të përdorim fshesën me korrent, shtrydhim një limon në qesen e fshesës. Kjo aromatizon edhe fshesën edhe tapetet. Nëse nuk keni qirinj aromatikë, nuk është aspak fundi i botës. Mjafton të merrni një portokall të prerë në feta (ose lëkurat e tij), 2 shkopinj kanellë, 10 gozhdë karafili, një degë rozmarine të freskët dhe t’i vini të vlojnë në një tenxhere me ujë. Aroma e tyre do ta mbushë shtëpinë dhe do ta bëjë ambientin kaq të ëmbël e të këndshëm.
Për shumë vite, Leonardo DiCaprio ka qenë një nga beqarët më të lakmuar, por më në fund duket se ka një fitu...
Armokromia është një temë që po thellon kureshtjen e njerëzve çdo ditë e më shumë. Pak e njohin, por shqip...
Nga Lira Gjika Fëmija ka nevojë për nënë dhe baba. Fëmija që të vijë në jetë duhet një mashkull d...