Shenjat që paralajmëron Meri Gjini, çfarë ju pret këtë fundjavë
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
Për vetitë e uthullës kemi folur shpesh në Living. Po ju sjellim sot të gjitha funksionet e saj të pazëvendësueshme me asnjë produkt tjetër
Heqja e njollave
Spruconi pak uthull të bardhë në njollë (si verë apo njolla bari) dhe e lani si zakonisht.
Nëse i zhytni në uthull të bardhë rrobat e bardha, mund të ndihmojë në rikthimin e bardhësisë së tyre.
Pastron gati të gjitha sipërfaqet në shtëpi
Për të krijuar një pastrues të mirë ekologjik, vendosni në një shishe me sprucim uthullën e bardhë të holluar me ujë. Kjo mund të përdoret për të pastruar banakët, pllakat e kuzhinës, dritaret, tapetet, etj.
Kujdes! Nuk duhet përdorur në sipërfaqet prej guri.
Dëbon barërat e këqija
Fërkoni me pak uthull gjethet dhe kërcejtë e barërave të padëshiruar. Kujdes mos dëmtoni bimët e mira.
Eliminon rrathët e ujit në sipërfaqet e drurit
Përzjeni vajin e ullirit me uthullën e më pas me një leckë të butë fërkojeni dhe pastrojeni njollën.
Zhbllokimi i tubacioneve
Vendosni një gjysëm filxhani me sodë buke në tubacion dhe hidhni më pas një filxhan me uthull.
Shkëlqen enet e argjendta
Bëni një përzierje (me raportin 1 me 4) uthull dhe ujë, në një tas dhe zhytini takëmet për 5 minuta. Hiqini, shpëlajini, e më pas fshijini e lustrojini me një leckë të pastër.
I ndihmon lulet të lulëzojnë
Për të zgjatur sa më shumë jetën e buqetës me lule, si fillim prisni fundet e kërcejve, më pas shtoni 2-3 lugë gjelle uthull të bardhë dhe pak sheqer në vazon me ujë.
Kjo gjë, që nuk para dihet, do t'i ndihmojë lulet të jenë të freskëta për disa ditë me radhë.
Pergatiti:Eva Buneci
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
“Kam fol me familjen time kur u zura me Meritonin”, kështu ka deklaruar Rike Roçi në një diskutim brenda shtëpis&...
Njoftimi i Kate Middleton se ishte diagnostikuar me kancer tronditi botën, menjëherë pas lajmit se edhe mbreti Charles vuante nga kanceri, duke...