Shembja e urës në Baltimore, nxirren nga uji trupat e pajetë të dy burrave; Vijon kërkimi
Pas kërkimit të forcave të shpëtimit në SHBA për njerëzit që ranë në ujë, për shkak të shembj...
Xhaketa është veshja thelbësore e garderobës së vjeshtës. Qoftë elegante apo sportive, xhaketat mund t’i përshtasësh në stile të ndryshme pa përjetuar frikën se po gaboni. Visheni në punë, me xhinse, apo pantallona, funde apo fustane, xhaketa asnjëherë nuk do t’ju lërë në baltë dhe gjithnjë do të ngjani chik . Frymëzohuni nga stili i Santës dhe "vidhini" disa ide si mund t'i vishni ato.!
Xhaketa e bardhë, fundi me palë korrenti, kanatjere mëndafshi... një outfit romatik i cili të bën të dashurohesh pas tij me shikim të parë. Santa ka ruajtur kombinimin klasik: bardhë e zi,duke i dhënë ngjyrë outfitit të saj vetëm duke i kaluar një të kuq buzëve. Stili klasik i xhaketës, rri mësë miri me fundin e lirshëm me pika e kanatjeren me detaje tyli e perlat ne pjesën e dekoltesë.Cilido qoftë stili juaj, e dimë që nga ky outfit do të fyrmëzoheni dhe do e rikrijoni
Pas të hënës romantike, Santa ndryshoi stilin si një kameleon. Të martën veshi një xhaketë bomber, të personalizuar me imazhin e zogut tropikal toco toucan. Në ngjyrat e ëmbla të pjeshkës, Santa qëndroi brenda tonalitetit duke veshur nje palë këpucë të sheshta po në kete ngjyre. Të rehatshme, të lehta dhe trend i vitit 2018, bomber janë një Must këtë sezon.
E mërkura në stilin detar
Ngjyrat më të përdorura të stilit detar janë padyshim bluja e bardha dhe e kuqja. Santa zgjodhi një xhaketa blu dopio petë, një bluzë të bardhë me vija horizontale dhe një rreth të kuq për të plotësuar outfitin e saj në stilin marinar. Ndonëse në vjeshtë, temperaturat e larta duket se na favorizojnë të vishemi ende sikur të ishim në pranverë.
Xhaketa në stilin Chanel është ndër më të bukurat në garderobën e Santës, e ajo krijon jo pak kombinime me të ! Arsyeja lidhet me ngjyrën shumë të bukur, materialin e modelin ! Këtë të enjte editorja e modës zgjodhi ta kombinonte me një palë pantallona të zeza e me çantën pellushi në të njëjtën ngjyrë me xhaketën! Këtë outfit mund ta vishni shumë mirë si me këpucë të sheshta ashtu edhe me taka ! Rezultati do të jetë po njësoj i mahnitshëm.
Bomber me pilivesë
Një tjetër bomber i personalizuar nga Bizarre Fashion. Duke qenë se xhaketat ishin kryefjala e kësaj jave, Santa nuk luajti shumë me veshjet e tjera, si bluzat apo pantallonat, pasi "zhurmën" e bënin mjaftueshëm xhaketat. Veshur thjeshtë me të zeza, editorja e modës di si të godasë në shenjë, ashtu siç ka bërë edhe me këtë xhaketë.
Nga F.Lloji
Pas kërkimit të forcave të shpëtimit në SHBA për njerëzit që ranë në ujë, për shkak të shembj...
Një pjesë e fermerëve teksa qëndrojnë në verandën e “Ferma VIP” kanë diskutuar për nominimet dh...
Luna Met'hasani, vajza e gazetarit Defrim Met'hasani ka fituar betejën me tumorin. Lajmin e mirë e ka dhënë vetë Luna, përmes nj...