Dijonisi “thumbon” Valerin: Je shumë sensual
Roberti ka ndarë me Dijonisin dhe Gledisin se ka “mision” të stresojë një nga fermerët. Djemtë po bisedonin në...
Të veshurit i ndan njerëzit në dy grupe: në ata që shijojnë këtë proces dhe e shohin si një formë e të shprehurit të vetes dhe ata që e kanë stres : nuk mendojmë se ka të mesme të artë ! Rubrika më e re që kemi hapur në Living “SANTA STYLE” synon pikërisht të ndryshojë mënyrën sesi njerëzit e grupit të dytë mendojnë ! Pamja e jashtë ka një ndikim të drejtëpërdrejtë jo vetëm në mënyrën se si ndihemi për veten, por dhe në përshtypjen e parë apo mendimin që të tjerët kanë për ne. Kjo shpjegon dhe faktin se sa shumë kohë kalojmë përballë garderobës për të zgjedhur veshjet.
Një femër kalon mesatarisht 16 minuta çdo mëngjes për të vendosur se çfarë duhet të veshë dhe rreth 14 minuta në një mëngjes të shtune apo të diele. Rastet e gëzimit, darkat apo festat janë ato që na marrin më shumë kohë duke kaluar gjysmën e një ore (gati 36 minuta)
Me një përllogaritje të thjeshtë një femër kalon 287 ditë përpara garderobës (nuk është pak, thuajse një vit, ditë natë të qëndrosh para dollapit duke parë veshjet e duke u menduar si të vishesh)
Të jetë vallë kjo kohë arsyeja përse të veshurit na shndërrohet në stres!
Prej kësaj jave, Living do u japë fund shqetësimeve tuaja !
Çdo ditë nga e hëna në të premte, do të jetë vetë Santa, ajo që do t’ju sugjerojë kombinime outfitesh !
E kush më mirë sesa editorja e modës së revistës Living mund ta bënte këtë gjë ! Ajo shijon çdo moment qëndrimi përballë garderobës , e të veshurit për të është kënaqësi e art ! Të arrish të luash me ngjyrat, përlhurat e të krijosh kombinime të këndshme për syrin nuk është e lehtë, por në kaq vite Santa ia ka arritur të ndërtojë garderobën perfekte ! Nuk ju mbetet asgjë tjetër veçse të ndiqni këshillat e saj çdo të dielë ! Nga Frensis LLOJI
Roberti ka ndarë me Dijonisin dhe Gledisin se ka “mision” të stresojë një nga fermerët. Djemtë po bisedonin në...
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...