Aksesorët / Bizhuteritë

Si të zgjidhni aksesorët e duhur për fustanin e nusërisë

+

bellasposa

Nëse e keni zgjedhur fustanin e nusërisë, është koha të mendoni për aksesorët. E dimë që bizhutë me diamantë, perla apo punime të tjera të bukura janë gjithmonë joshëse, por specialistët e modës sugjerojnë të mos teprohet me ngarkesën e stolive në ditën tuaj më të bukur. Living ju njeh me dy hapa të thjeshtë si të përzgjidhni bizhuteritë e duhura.
• Përshtasni bizhuteritë me fustanin
Fustani i bardhë: Ngjyra e arit mund të krijojë një kontrast të bukur me ndriçimin e të bardhës. Ju sugjerojmë perla dhe buzhuteri në ngjyrë platin.
Fustan i bardhë- argjend: Kjo ngjyrë shkon me bizhuteri ari dhe argjendi (ose ar me perla).
Fustan pana: Kjo hije e butë që e lehtëson të bardhën në disa versione ngjyrash, nga roza tek e verdha, zbukurohet me bizhuteri ari për të nxjerrë në pah ngjyrën e butë.
• Zgjidhni bizhuteritë duke iu përshtatur dekoltesë tuaj
Fustani bust: Për të qenë e veçantë hiqni dorë nga gjerdani dhe përqendrohuni tek një palë vëthë të mëdhenj. Mund të jenë kristal, ose gurë të çmuar ose me ndonjë lule që shkon me buqetën tuaj. Mos i lini vetëm vëthët, por vendosni një byzylyk.
Fustani me jakë V: Ky stil është ai që theksoni më së shumti format e dekoltesë. Një zinxhir i hollë me një lulëz të thjeshtë ose perlat, janë dy mënyra elegante që sjell në mend bukurinë e pastër klasike.
Fustani i mbyllur në qafë: Me këtë model të lidhur rreth qafës sugjerojmë bizhu në flokë dhe vetëm një palë vëthë kristal ose me gurë të çfarëdoshëm, gjithmonë në nuanacat e të bardhës, panës e deri tek një argjend i lehtë ose silver.