Vendimi i ri që pritet të kufizojë hyrje-daljet në Greqi, ja cilët individë prek
Greqia pas datës 30 mars 2024, do të kufizojë hyrje-daljet me Shqipërinë. Të gjithë emigrantët që kanë...
Marilyn Monroe mund të mos jetë aspak dakord, por ja që diamantet nuk janë të vetmit miq të mirë të një femre! E vërteta është se diamantet bëjnë më shumë dritë se sa një elektrik nate dhe vendosin në plan të dytë atë që i përdor. Ndërsa një varëse perlash, mjafton ta afrosh në fytyrë dhe ajo që shkëlqen je vetëm ti! Këtë truk e kishin kuptuar prej kohësh Kleopatra apo mbretëresha e Anglisë, Elisabeta I. Ndaj, edhe ne në Living nuk kishim si të linin jashtë listës së veshjeve tona “kyç” këtë dashuri të vjetër e magjik
E NDALUAR
Mos mbani kurrë bashkë në një kuti varëse perlash, flori, argjend apo metale të tjera. Idealja është që perlat të ruhen veçmas, në një kuti të butë me përbërje pambuku. Perlat nuk duhet t’i pastroni me detergjentë kimikë, madje bëni kujdes kur të hidhni parfum, pasi alkooli mund t’i dëmtojë. Ndryshe nga ç’mund të mendohet, perlat pastrohen me pak ujë dhe sapun neutral.
KËSHILLA PËR BLERJE
Në radhë të parë, i takon buxhetit tuaj të përcaktojë nëse do të zgjidhni perla origjinale apo riprodhime. Natyrisht që të parat janë tejet të kushtueshme dhe të rralla, por edhe perlat jo origjinale mund t’i gjeni me cilësi të ndryshme. Për të zgjedhur vargun e duhur me perla, një teknikë e mirë është duke i rrotulluar ato disa herë mbi një cohë, në mënyrë që të shihni përsosmërinë e rrumbullakësisë së tyre. Sa më pak defekte të kenë, aq më shumë vlerë kanë. Që të kthehen në varëse, perlat vendosen në fije mëndafshi, e cila duhet të ndërrohet çdo dy vjet. Shkeputur nga revista Living
Greqia pas datës 30 mars 2024, do të kufizojë hyrje-daljet me Shqipërinë. Të gjithë emigrantët që kanë...
Diola Dosti ka rigjetur dashurinë pas ndarjes nga bashkëshorti. Biznesmeni nga Kosova Erolld Belegu ka postuar sonte disa foto në Instastory ku...
Migrena zakonisht njihet për shkaktimin e dhimbjes pulsuese të kokës, por jo të gjitha rastet e migrenës janë të njëjt...