Fustane nusërie

Historia e pabesueshme e operacionit të Princeshës Eugenie/ ja mesazhi i fortë që dha ditën e dasmë

+

eguner

Ashtu si pritej, dasma mbretërore e Princeshë Eugenia me Jack Brooksbank tërhoqi po aq shumë vëmendje sa dasma e Princ Harryt me Meghan Markle. U fol dhe u komentuan gjatë të ftuarit, veshjet e tyre, torta, fustani i nuses e gjithçka tjetër por të gjithë biem dakord që fustani i dizajnuar nga Peter Pilotto ishte ai që bëri bujë, kjo për shkak të historisë që fshihej pas tij.
Princeshë Eugenie nuk mund të dukej më bukur e veshur me fustanin e bardhë tek bënte premtimet në Kishën St.George në Ëindsor Castle, dhe ajo që tërhoqi vëmendjen e mediave ka qenë pjesa e pasme e fustanit, e cila ishte në formë “V” ! Shenja e operacionit të shtyllës kurrizore dukej qartë me këtë prerje dhe Princeshë Eugenie pikërisht këtë donte të tregonte.

princess eugenie of york arrives at st georges chapel for news photo 1051958384 1539351067

Princesha së bashku me dy stilistët kanë dizenjuar fustanin dhe ajo vetë ka insistuar që pjesa e kurrizit duhet të ishte e zbuluar. Eugenia ka dashur t’i japë një mesazh të gjithëve se shenjat që kanë në trup nuk duhen fshehur sidomos kur ato tregojnë të kaluarën dhe forcën tënde. Mbesa e Mbretëreshës kur ishte fëmijë u diagnostifikua me tumor, por fatmirësisht operacioni që iu nënshtrua në moshën 12 vjeçarë doli me sukses.

1030452 1