Veshja e të ftuarve

Kombinimet më chic për të shkëlqyer në një dasmë pranverore/Fotogaleri

+

tustyle

Me ardhjen e pranverës hapet zyrtarisht edhe sezoni i dasmave që të gjithë i duan aq shumë. Shumë prej jush mund të kenë marrë që tani ftesat e para të dasmave të miqve, familjarëve dhe kolegëve. Ky është një okazion shumë i mirë për t’u takuar me njerëzit të cilët nuk i shinit prej kohësh. Por për femrat, ky është rasti i duhur të shpalosin sharmin dhe elegancën e tyre feminile. Të zgjedhesh veshjen e duhur nuk është gjithmonë e lehtë, pasi ekziston rreziku të biesh në përsëritje ose të mos jesh në lartësinë e duhur të ceremonisë. Prnavera e  këtij viti është aq e larmishme  dhe ofron gjithçka për çdokënd, e sigurisht që rastin e të ftuarve të një dasme mundësia e përzgjedhjes është akoma më e gjerë.Për këtë arsye Living ju sjell disa ide kombinimesh, të cilat do t’ju bëjnë të ndiheni njëlloj si një princeshë, edhe pse shkëlqimin kryesor duhet ta ketë nusja. Gjithashtu mund t'u hidhni një sy kombinimeve tona të mëparshme, mjafton të klikoni këtu dhe kodi i veshjes në një dasmë pranverore.