Gjarpri tmerron pasagjerët në avion gjatë një fluturimi (Video)
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Julka ka ndarë me të gjithë ne, historinë e saj të "pazakontë" të fejesës... Ja çfarë ndodh kur vajza hedh hapin e para !
Mënyra sesi vendosëm të fejoheshim ka qenë e veçantë. Çiftet bëjnë plane të mëdha për ditën e fejesës dhe unazën që do të mbajnë në gisht, kurse ne këto i kemi konsideruar gjithmonë si gjëra dytësore në lidhjen tonë. Kisha planifikuar të shkoja me pushime në Jug me Vinin, por kur ia thashë këtë nënës sime, ajo nuk ishte dakort. Duke qenë një grua e vetme-pasi babai im është ndarë nga jeta kur unë isha 4 vjeç dhe motra 8, nuk donte të “arratisesha” me një djalë, familjen e të cilit nuk e njihte akoma. Këto ishin arsye absurde, por ky është realiteti ku jetojmë. Vendosa ta respektoj mendimin e mamit, të cilën e kam pikë të dobët dhe nuk dua ta mërzis për asgjë në botë. Ishte ditë e premte, të hënën niseshim për pushime. Prindërit e Vinit çdo fundjavë e kalonin në Tiranë, kështu që kur u takuam e pyeta nëse do të vinin dhe atë të shtunë si zakonisht. Kur Vini ma konformoi unë i propozova për fejesë. Mbeti i habitur dhe filloi të qeshte me të madhe. Kishte kohë që e mendonte diçka të tillë, por nuk kishte guxim të ma thoshte.
Ishte e premte pasdite, të shtunën në drekë fejohesha. Një çmënduri ! Kur do të bëheshin gati gjithë ata njerëz, gjithë ato gjëra? Unazat e fejesës, për ne ishte thjesht diçka simbolike, jo aq e rëndësishme sa ajo çka ndodhte në zemrat tona. I blemë në dyqanin e fundit që gjetëm hapur në rrugën e Durrësit, madje kur shkuam ne ishin duke ulur qepenat. U lodhëm shumë me organizimin, por për fat të mirë fejesa shkoi ashtu siç do kishte shkuar po ta kishim planifikuar që një muaj përpara.
Shkëputur nga revista Living
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Çaji e sidomos ai jeshil është një pije e mrekullueshme. Më poshtë ju tregoj 10 benefite të tij: 1. Çaji mund t'j...
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...