Diola Dosti rigjen dashurinë, publikon foton duke puthur biznesmenin nga Kosova
Diola Dosti ka rigjetur dashurinë pas ndarjes nga bashkëshorti. Biznesmeni nga Kosova Erolld Belegu ka postuar sonte disa foto në Instastory ku...
Londra është vendi i përsosur për të kaluar muajin e mjaltit, veçanërisht për ata turistë të cilët duan të njohin kulturën
e Evropës në një vend anglishtfolës.
Muzetë e qytetit ofrojnë shumë për vizitorët. Vizitat në muzeun “Victoria and Albert” dhe në galerinë e arteve “Tate Modern” nuk duhen humbur kurrsesi. Në qoftë se ju rastis që gjatë pushimeve tuaja ta vizitoni qytetin në sezonin e aktiviteteve teatrale, mund të shikoni një shfaqje në teatrin “The Globe”, të Shekspirit. Godina e teatrit nuk ka çati. Ajo përbëhet vetëm nga një dhomë dhe për shkak se nuk ka hapësirë të mjaftueshme, spektatorët e ndjekin shfaqjen në këmbë. Pas shfaqjes, mund të uleni në një prej stolave përgjatë lumit Tamiz, mundësisht në një vend me pamje nga katedralja “Shën Pali” dhe të shijoni çastet e bukura si të sapomartuar. Çiftet romantike mund të rezervojnë një kabinë për një udhëtim tridhjetëminutësh drejt “Syrit të Londrës”, i cili ka një fushëpamje në çdo drejtim për 25 kilometra. Këtij udhëtimi të bukur, ju mund t’i jepni më tepër shije duke e shoqëruar me një shishe shampanjë.
Diola Dosti ka rigjetur dashurinë pas ndarjes nga bashkëshorti. Biznesmeni nga Kosova Erolld Belegu ka postuar sonte disa foto në Instastory ku...
Migrena zakonisht njihet për shkaktimin e dhimbjes pulsuese të kokës, por jo të gjitha rastet e migrenës janë të njëjt...
Turmat në veri në Londrës janë mbledhur të hënën në mëngjes për të parë një mural në for...