Gazetari tregon llojin e kancerit dhe kimioterapitë në shtëpi të Kate Middleton
Njoftimi i Kate Middleton se ishte diagnostikuar me kancer tronditi botën, menjëherë pas lajmit se edhe mbreti Charles vuante nga kanceri, duke...
Një kurorë me lule apo një vel, tavolina të dekoruara në mënyrë festive dhe miq apo familjarë që vallëzojnë deri në mbrëmje vonë? Ditët me diell sa vijnë dhe shtohen, ja pse ata që kanë planifikuar dasmat në pranverë dhe në fillim të verës kanë vendosur t’i bëjnë ceremonitë buzë detit, në periferi apo dhe në qytete të zhurmshme. Gjëja më e rëndësishme është që stili t’i shkojë për shtat çiftit që martohet. Njësoj si dhurata e duhur. Në fund të fundit, është edhe më bukur nëse dhurata e zgjedhur ka një vlerë të paçmuar, përtej çdo caku kohor. E ku ka më mirë se diçka cilësore, si porcelanet e bukura që mund të ndahen me të gjithë të dashurit në shtëpi?
Sa romantike! – Koleksioni më i bukur për çdo stil Për shembull, një komplet me dekor dhe dizajn që duket gjithmonë i ri dhe që të sjell po atë hare edhe në përvjetorin e 25-të të martesës. Në “Villeroy & Boch” ka një sërë koleksionesh, te të cilat pa dyshim mund të gjejmë diçka për të gjitha shijet. Të gjithë adhuruesit e Italisë do të mund të frymëzohen nga koleksioni i ri “Passion Design”, ku mund të vendosin makaronat spageti, penet, picat apo lazanjën. Ndërsa ata që adhurojnë ambientet e jashtme dhe duan të hanë në kopsht, koleksioni “BBQ Passion” është një ide e mrekullueshme. Ata që parapëlqejnë koleksionet e plota për të gjithë tavolinën do të gëzohen pa masë nga koleksioni “Quinsai Garden”, i cili ka një stil delikat, me motive me lulet, që ngjasojnë shumë me pikturat “vintage”, por me ngjyra shumë të freskëta, moderne, të cilat I rezistojnë kohës. Ndërsa ata që adhurojnë stilin minimalit dhe koleksionet me ngjyra të bardha do të gjejnë koleksionet e përsosura në “Villeroy & Boch “ për të mos përmendur pjatancat, vazot dhe gotat e verës.
Për të ftuarit: Kujtimet të përjetshme të një dite të veçantë
Një dasmë pa të ftuar ngjason me një koncert pa publik: të ftuarit, por sidomos shoqërueset e nuses e bëjnë shumë të veçantë ditën e martesës. Pse të mos i falënderoni duke u bërë një dhuratë të vogël, e cila do t’i kujtojë për javë apo vite me radhë për ditën e mrekullueshme që keni kaluar së bashku. “Villeroy & Boch” kërkon të krijojë traditën e bërjes së dhuratave, të cilat mund të jenë pjesë të vogla koleksioni të porcelanit më cilësor. Mund të fillojmë me tasat, me koleksionin “La classica”, me koleksionet e vazove të vogla, me kutitë e kujtimeve dhe me koleksionet e filxhanëve. Një prezantim të ideve të dhuratave mund ta gjeni në linkun http://www.villeroy-boch.com/shop/holidaygift- guide.html.
Aty ku dëshirat bëhen realitet: Regjistri martesor dhe ai i dhuratave
Njëherë e një kohë nëpër dyqane mund të gjeje vetëm dhurata për tavolinat e dasmës, ndërsa në ditët e sotme është krijuar një regjistër digjital. Me anë të tij mund të kërkojmë atë çka do në të vërtetë zemra jonë. Ky regjistër digjital është më I përshtatshëm, sepse secili prej nesh mund të blejë apo të porositë diçka që ka zgjedhur vetë çifti që do të martohet. Por ata që do të marrin dhuratat, mund të krijojnë një regjistër personal me artikujt e tyre të parapëlqyer në “Villeroy & Boch”. Sikur zgjedhja e një dhurate të kishte qenë kaq e lehtë edhe më parë! Për të parë sa e lehtë është, mund të na vizitoni në http://www.villeroy-boch.com/shop/gift-registry/
{gallery}fotogaleri2016/villeroy{/gallery}
.
Njoftimi i Kate Middleton se ishte diagnostikuar me kancer tronditi botën, menjëherë pas lajmit se edhe mbreti Charles vuante nga kanceri, duke...
Kush mund t’u rezistojë patateve të skuqura? Askush. Mirëpo, kjo kënaqësi mund të shkaktojë disa probleme për s...
Me ardhjen e pranverës, nisim zyrtarisht edhe sezonin e dasmave dhe eventeve. Ndaj do të jemi në provë të vazhdueshme për të...