“VALENTINO” nën një udhëheqje të re: Alessandro Michele i “Gucci”-t i bashkohet gjigandit tjetër italian
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Një koleksion bizhuterish, i frymëzuar dhe bazuar në punimet e artistit Elton Xhafkollari, i cili, gurët (jo dhe aq) e zakonshëm të lumit i shndërron në vepra arti në miniaturë; ngjyra, forma dhe materialet e tyre janë spektakolare...
Kthim te baziket. Gurë dhe spango. Kaq mjaftojnë për të sajuar bizhuteri të veçanta e që i shkojnë për shtat stinës së verës. I diplomuar për skulpturë në Akademinë e Arteve, artisti Elton Xhafkollari s’i kishte menduar këta gurë për të zbukuruar portretin e një vajze; ishte Living që i ktheu ato në një koleksion të veçantë. Eltoni kalon shumë kohë buzë lumenjve, në kërkim të gurëve me forma, shkëlqim e material jo të zakontë. S’ka gjithmonë sukses, sepse nuk është e lehtë. Edhe kur më në fund mendon se ke gjetur një gur të veçantë, zbulon se nuk është i përpunueshëm e nuk shërben për gjë. Ndonëse gjatë bisedës thekson vazhdimisht se ata nuk janë “gurë të çmuar”, neve në thjeshtësinë e tyre na duken spektakolarë. Në nuancat e shuara të tokës, këta gurë janë të kombinueshëm me veshje të ndryshme. Duhet punë për të arritur deri te forma përfundimtare dhe ndonjëherë ka të papritura të pakëndshme. Guri mund të thyhet në punim e sipër, ose kur pa dashje bie nga dora. Ai nuk është aq I fortë dhe i pathyeshëm sa e bëjnë në fjalët e urta popullore. E meqenëse jemi këtu, Eltoni thotë: “Megjithëse ekzistojnë shumë proverb me gurë, që shprehin ftohtësinë, ashpërsinë apo diçka të përfunduar, të pandryshueshme, për mua janë tjetër gjë. Si te çdo njeri, ku ndrydhen pasione, dëshira, ëndrra e kujtime, edhe te gurët ndrydhen të fshehta, si pasojë e proceseve, reaksioneve të natyrës nënë. Pikërisht këtu nis gjithçka, për të zhbiruar misterin, për të parë më brenda tyre. Mjafton të kesh durim dhe pak fat, që brenda një guri të zbulosh forma e shtigje, si dëshmi e gjendjes së natyrës miliona vite më parë”. Ai sheh aty ku nuk sheh dot çdokush. Dhe sheh gjëra që s’i sheh dot kushdo. “Jo aq lehtë, jo aq shpesh, rastis të gjej gurë shprehës, që lexohen lehtë, të lejojnë të nisësh një bisedë me ta; por s’ka asnjë çudi edhe kur nuk kam sukses, sepse e njëjta gjë ndodh dhe me njerëzit. Kur arrij te sekretet e gurëve, vazhdoj deri aty sa ata mbajnë, që të mos thyhen nga dëshpërimi se dikush i zbuloi”, shton artisti. Si vëthë dhe varëse, shtohen mundësitë që këto punime të thjeshta, por origjinale, të kenë më shumë adhurues. Janë aq të bukura sa, edhe gur ta kesh zemrën, do të dashurohesh me to!
Nga Gentian Minga | fotografia: Armand Habazaj | Modelë: Alesia Zoto
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...