Albano Bogdo : Vajzat më duan se jam i pasur, ndaj kam 4 vite single dhe mendoj se do qendroj beqar
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Nga Gentian Minga, Fotografia Armand Habazaj
Xhins i ricikluar për të zbukuruar festat? Përse jo? Me prerje e modele të thjeshta, por dhe aplika me motive festive, denimi i atyre xhinseve që s’ju bëjnë më ose janë grisur do të duket krejtësisht tjetër gjë; Viti i Ri do vishet sportiv...
Me xhins është edhe moda
Edhe në detaje që kanë të bëjnë me pamjen e aksesorët, riciklimi i xhinsit nuk zhgënjen. Si për festa, tek aplikat mbizotërojnë fjongot festive dhe e kuqja, si ngjyra simbol e Krishtlindjes. Fjongot përshtaten si papijon për meshkujt, një detaj festiv për ata që duan të thjeshtën, teksa një aplikë tjetër po aq simbolike, është edhe lulja e Krishtlindjes.
Darkë me Baba gjyshin!
Nënpjata e realizuar me pjesën e pasme të xhinsit, ku lexohet mjaft bukur detaji i xhepave e aplika me imazhin e fjongos së dhuratave apo Babagjyshit. Detaje që krijojnë mjaft atmosferë në atë që është dhe kryefjala e festës, tryezë. Me imazhe kaq të gëzueshme përpara, ushqimi të bën mirë që ç’ke me të!
Merry denim everyone!
Edhe pija, njësoj si “pijaneci”, vishet me xhinse dhe vendos papijon. Kur mbush gotat nga shishet e verës kaq fashion dhe me stil, ndihesh më pak në faj nëse e tepron me alkoolin. Merry denim everybody!
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Ish-Missi dhe modelja shqiptare, Sara Gjordeni, e cila u bë e famshme për pjesmarrjen e saj në Big Brother, është revoltuar me koment...
Për shumë vite, Leonardo DiCaprio ka qenë një nga beqarët më të lakmuar, por më në fund duket se ka një fitu...