Shenjat që paralajmëron Meri Gjini, çfarë ju pret këtë fundjavë
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
Përdorimi i produkteve kozmetike, aksesorët e flokëve, kushtet atmosferike e faktorë të tjerë ndikojnë jo vetëm në shëndetin, por edhe ne pamjen e flokëve. Duke e njohur mjaft mirë rëndësinë e pamjes së jashtme femrat duket se do të bënin çdo gjë për t'u dukur bukur, ndaj Living ju këshillon ta filloni me flokët pasi vërtetë janë gjysma e bukurisë. Më poshtë do të listojmë disa produkte natyrale që do t'ju drejtojnë flokët në kushte shtëpie pa patur nevojën e aksesorëve si tharëse, piastër apo krehër.
Vaji kokosit: Vaji i kokosit jo vetëm që i mban flokët e drejta duke shmangur kaçurrelat apo elektrizimin, por ky vaj ka gjithashtu përbërës antibakterialë që pastron lëkurën e kokës thellësisht duke reduktuar infeksionet apo rënien e flokëve. 2 orë përpara se të lani flokët lyejini me vaj kokosi e do të shihni që pas larjes flokët do të jenë shumë të shkrifët.
Birra: Nëse doni flokë të drejtë duhet t'i shpëlani me birrë. Kjo pije është e pasur me antioksidantë dhe vitamina dhe shkëlqen flokët nga rrënjët deri tek majat. Birra e flokëve përdorej nga gjyshet tona edhe për të bërë kaçurrela.
Uthulla e mollës: Uthulla e mollës rregullon pH-in e skalpit. Ajo që duhet të bëni është të përzieni 2 lugë uthull molle në një gotë ujë dhe të shpëlani flokët me këtë perzierje. Nuk është nevoja t'i shpëlani flokët pasi era e uthullës nuk do të ndihet.
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
“Kam fol me familjen time kur u zura me Meritonin”, kështu ka deklaruar Rike Roçi në një diskutim brenda shtëpis&...
Njoftimi i Kate Middleton se ishte diagnostikuar me kancer tronditi botën, menjëherë pas lajmit se edhe mbreti Charles vuante nga kanceri, duke...