Fashion - Flokët

4 maska të thjeshta në kushte shtëpie që garantojnë rritjen e flokëve për një muaj

+

flokertte

Përcaktimi i produktit që me të vërtetë funksionon për llojin e flokut që keni është sfida e vërtetë. Mund t’ju shkelqejë flokët, por t’jua yndyrosë shumë shpejtë, produkti premton se do t’i rrisë flokët brenda muajit, ndërkohë mund të rrisë prodhimin e zbokthit e të tilla probleme do të keni derisa të provoni produktet e mëposhtme plotësisht natyrale. Aplikimi i këtyre maskave në kushte shtëpie do të përshpejtojë rritjen e flokëve, pa më të voglin mundim.
1. Vaj avokado. Sipas Garnier, avokado është e pasur me vitaminë E m vitaminë esenciale për shëndetin e lëkurës apo flokëve.
Shtypni një avokado të pjekur, 2 lugë vaj ulliri dhe 2 lugë mjaltë dhe përziejini këta 3 përbërës derisa të formohet një masë homogjene. Aplikojeni në flokë të lagur dhe mbajeni për 15 minuta. Pas kësaj maske lajini flokët normalisht.
2. Vaj kokosit. Cosmopolitan rekomandon aplikimin e vajit të kokosit një herë në javë. Kombinoni 1 filxhan vaj kokosi, 1 lugë gjelle vaj bajame, 1 lugë gjelle vaj macadamia dhe 1 lugë gjelle vaj jojoba së bashku. Aplikojeni përzierjen e vajrave në flokë të lagur dhe lëreni për 10 minuta !
3. Vaj ulliri. Sipas Medical Neës Today, vaji i ullirit mund të hidratojë skalpin e kokës dhe të ndikojë në rritjen e flokëve të shëndetshë. Përzieni 1 banane, 1 vezë, 3 lugë vaj ulliri dhe 1 lugë mjaltë. Me ndihmën e një piruni përzieni të gjithë përbërësit dhe maskën e përftuar aplikojeni në të gjithë gjatësinë e flokët për 10 minuta.
4. Vezët ndihmojnë në forcimin e flokut, duke e lejuar atë të rritet i plotë dhe i fortë. Përzieni 1 deri në dy të verdha vezësh, 1 lugë gjelle vaj ulliri dhe 2 lugë ujë. Aplikojeni këtë masë në flokë dhe lëreni për 15 minuta Burimi: REMEDY DAILY