Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Flokët e gjatë mund të kthehen në një qëllim më vete për shumë femra, por shpeshherë ato zgjedhin mënyrat e duhura për t'i patur. Prerjet dhe lyerjet e vazhdueshme, përdorimi i tepruar i piastrës, mashës dhe tharëses dhe mungesa e mbrojtjes nga dielli jo vetëm që dobësojnë flokët, por duket sikur frenojnë rritjen e tyre. Ndërmjet shumë mënyrave që stimulojnë rritjen e flokëve, ne sugjerojmë atë më të sigurtën: ushqimin. Flokët tuaj janë ajo që hani.
1.Specat e verdhë: Ndryshe nga llojet e tjera, specat e verdhë përbajnë sasi shumë të lartë të vitaminës C, madje 5 herë më shumë se sa vetë agrumet. Kjo vitaminë luan një rol të rëndësishëm në rritjen e flokëve. Përmbajnë gjithashtu antioksidantë që ruajnë nivelet e mjaftueshme të kolagjenit që forcon skalpin.
2.Banane: Bananet përmbajnë sasi të larta potasi, një mineral shumë i rëndësishëm që shndërron aminoacidet në proteina të cilat parandalojnë rënien e flokëve dhe përshpejtojnë rritjen e tyre.
3.Vezë: Vezët përmbajnë biotinë, një integrator natyral që forcon dhe përshpejton rritjen e flokëve. Aminoacidet që gjenden tek veza janë ideale ëpr të luftuar rënien e flokëve, si dhe për të trajtuar problemet e tjera si thatësia e skalpit dhe yndyrosja e tij. Vitaminat që gjenden tek veza hidratojnë skalpin dhe si rrjedhojë stimulojnë rritjen e shëndetshme të flokëve.
4.Agrumet: Edhe pse nuk jemi në stinën e tyre, ju mund t'i gjeni ende në treg . Agrumet nuk duhet të mungojnë në regjimin ushqimor të asnjë personi pasi jo vetëm që sjellin dobi të mëdha për shëndetin, por i bëjnë flokët edhe më të bukur. Rrisin në mënyrë natyrale prodhimin e kolagjenit, një substancë shumë e rëndësishme që stimulon rritjen e flokëve.
5. Patatet: Patatet janë të pasura me vitamina dhe lëndë të tjera ushqyese që forcojnë rrënjën e flokëve dhe nxisin rritjen e flokëve të rin në mënyrë të natyrshme. Përmbajnë sasi të konsiderueshme të beta-carotene (provitaminë A) që hidraton skalpin dhe parandalon rënien e flokëve.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...