Më në fund, Leo e ndan mendjen për t’u martuar, prezanton modelen 25 vjeçare me të ëmën!
Për shumë vite, Leonardo DiCaprio ka qenë një nga beqarët më të lakmuar, por më në fund duket se ka një fitu...
Edhe pse vitet e fundit nuk flitet shumë për to, ndonëse për hir të së vërtetë nuk është gjë e bukur për t’u diskutuar, parazitët e kokës vazhdojnë të mbeten makthi i të gjitha mamave që kanë fëmijë të vegjël, por edhe ne të rriturve. Ndoshta ju mund të jeni nga ata që nuk kanë patur kurrë thërriza e morra në jetë, ok, dyshojmë pak për këtë, por janë të shumtë njerëzit që kanë probleme me këto insekte, me gjatësi nga 2-4 mm që jetojnë dhe shumëfishohen në skalpin e kokës. Ata mund të shfaqen gjithashtu në vetulla dhe qerpikë. Përhapen nga kontakti i drejtpërdrejtë me njeriun ose nëpërmjet rrobave dhe çarçafëve. Përpara se të akuzoni veten dhe fëmijët, apo të harxhoni shumë para në farmaci njihuni me dy trajtimet, që ju propozon Living.
1.Vaj ulliri: Mund t’ju duket e çuditshme që të gjeni pikërisht këtë produkt aq të çmuar të kuzhinës mesdhetare në krye të listës së trajtimeve natyrale, por vaji i ullirit përveç se i bën ushqimet më të shijshme, apo i jep shkëlqim fytyës e trupit, ndihmon edhe në eleminimin e parazitëve të kokës. Në përgjithësi priremi të mendojmë se janë acidet yndyrore që stimulojnë dhe shumëfishojnë thërrizat dhe morrat, por në të vërtetë është krejt e kundërta. Kujdes, ai nuk duhet përdorur kurrë vetëm, por i shoqëruar me vaj esencial si vaji i pemës së çajit ose vaj i lavandës.
Në një filxhan shtoni 4 lugë gjelle vaj ulliri ekstra të virgjër dhe 5 pika nga një prej vajrave të mësipërm. Krihni flokët me krehër druri me dhëmbza të holla dhe më pas lyeni, nga rrënja tek majat me përzierjen e mësipërme. Mbështillini kokën me qese për 10-12 orë. Këshillohet që ta bëni këtë trajtim para gjumit, e ta vazhdoni edhe pas zgjimit. Do të ndieni fillimisht kruajtje, por nuk duhet kurrsesi të prekni kokën. Të nesërmen të gjithë parazitët do të kenë ngordhur.
2.Uthull molle: Krahas vajit të ullirit, uthulla e mollës është produkti tjetër që eleminon një herë e mirë parazitët e kokës. E pasur me calcium, magnez, potas, fluor, fosfor, acid cektik, pektikë, vitamina A,B, C dhe E, ajo është një ndër ilaçet e gjyshes që nuk dalin kurrë nga moda. Merrni një gotë gjelle me uthull molle dhe vendoseni në zjarr derisa të vlojë e të nxjerrë bulëzat e para. Më pas, merreni ashtu siç është dhe bashkojeni me 1 litër ujë të ftohtë. Lagni komplet kokën me të dhe krihini disa herë flokët, gjatë ditës. Do të habiteni me rezultatin.
Për shumë vite, Leonardo DiCaprio ka qenë një nga beqarët më të lakmuar, por më në fund duket se ka një fitu...
Armokromia është një temë që po thellon kureshtjen e njerëzve çdo ditë e më shumë. Pak e njohin, por shqip...
Nga Lira Gjika Fëmija ka nevojë për nënë dhe baba. Fëmija që të vijë në jetë duhet një mashkull d...