Gazetarja Anduena Llabani: "Jam ngacmuar nga politikanë dhe personazhe të botës së krimit"
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...
Jo të gjithë ata që ëndërrojnë një profesion, kanë mundësi të ngjiten në një skenë të mirëfilltë. Por ata që zgjedhin që profesionin e parukierit dhe estetistit ta mësojnë nëpërmjet Institutit Arsimor “New Generation”, kanë mundësinë që çdo vit, ta shfaqin talentin e tyre në një skenë prestigjioze si ajo e Akademisë së Arteve, “live”, si pjesë e një spektakli të vërtetë. Kështu ka ndodhur edhe këtë vit, kur të rinjtë maturantë nga e gjithë Shqipëria, janë bërë pjesë e një konkursi të quajtur “FantaStil, Ndiq Talentin!” në profilet e parukerisë dhe estetikës. Pas një gjysmëfinaleje të madhe, 15 finalistët e zgjedhur u bënë pjesë e një konkursi “live”, duke shpalosur talentin e tyre, nën kujdesin e një jurie profesionistësh nga moda dhe arti. Duke u nisur nga fakti që arsimit professional në Shqipëri po i jepet prioritet, drejtuesit e këtij instituti menduan të organizonin një konkurs për maturantët e Tiranës dhe të Shqipërisë, në prag të mbylljes së arsimit të tyre parauniversitar, për t’i orientuar në drejtim të edukimit profesional. Maturantët konkurruan në këto tre profile: parukeri, make-up, nail art. Për tre fituesit “New Generation”, u mundësuan tre bursa studimi falas në programet dyvjeçare “Parukeri e avancuar”, “Estetikë e avancuar” dhe “Masazheri estetiko–kuruese”. Çmimet u dhanë në skenë nga Blendi Klosi, ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë si dhe Nora Malaj, zëvendësministre e Arsimit dhe Shkencës. Për të plotësuar maksimalisht performancën e organizimit, gjatë spektaklit pati balet, këngë dhe dy sfilata nga “New Generation”: e para me evoluimin e “make-up”-it nga viti 1900-2000 (10 vajza modele), dhe e dyta me grim Hallouin (10 djem), një çift baleti me body painting etj.
“New Generation” e nisi veprimtarinë si kolegj profesional në vitin 2009, licencuar dhe akredituar nga MASH. Është i pari dhe i vetmi institucion i arsimit profesional, që këto profile i ka ngritur në nivele të atilla, duke garantuar gjithashtu standarde Europiane. Në vitin 2014 u transferua tek MMSR, duke marrë dimensione të një qendre multifunksionale. Cilësia e lartë e mësimdhënies, e alternuar me praktikën e kryer brenda dhe jashtë institucionit, ka bërë që studentët të jenë 100 për qind të punësuar. Rast unik në Shqipëri!
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
“Kam fol me familjen time kur u zura me Meritonin”, kështu ka deklaruar Rike Roçi në një diskutim brenda shtëpis&...