Fashion - Flokët

Si të bëni flokët kaçurrela brenda 5 minutash, videoja me shishe plastike që po çmend vajzat në Instagram

+

noway

E mbani mend herën e fundit që keni provuar të bëni flokët kaçurrela? Me siguri që po, sidomos nëse rezultati nuk ka qenë ai që prisnit. Për të mos harruar edhe rrëmujën që krijohet në shtëpi sa herë që vendosni t’u jepni formë të valëzuar flokëve tuaj të drejtë. Shkumë flokësh, mashë, bigudina dhe kapëse e karfica të shpërndara sa andej-këtej janë panorama e njohur për secilën prej nesh, megjithatë me trukun e mëposhtëm do të shpëtoni prej të gjitha këtyre. Nuk keni nevojë të harxhoni para dhe as kohë, pasi flokët kaçurrela nuk kanë qenë kurrë më të lehtë se kaq. Bëhr fjalë për një metodë që po përhapet me një shpejtësi të frikshme në vendet e Azisë së largët, një truk që po pushton Instagramin dhe jo vetëm. Nuk ju merr aspak kohë, vetëm një minutë, dhe rezultati është thjesht fantastik.

Qëllimi i këtij truku është të futësh flokët në një shishe uji dhe pas kësaj të përdorësh tharësen me ajër të nxehtë. Kjo u shkakton flokëve një lloj vorbulle, e cila krijon shumë shpejt kaçurrelat e shumëkërkuar. Merrni një shishe plastike të vogël dhe pritni me kujdes grykën e saj dhe bëni një të çarë tjetër. Fusni flokët brenda dhe fillo të luash me tharësen me nxehtësi të ulët. Ndoshta, në fillim do të të duket një mënyrë paksa e çuditshme, por sapo kupton që funksionon, nuk do ta harrosh asnjëherë. 

Credit: @Huda Kattan