Njihuni me personazhet e njohur shqiptarë që agjërojnë muajin e shenjtë të Ramazanit
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Sa herë që blini në supermarket produktet e kujdesit personal, është e pamundur që të ndani shampon dhe zbutësin e flokëve nga njëri-tjetri. Ky i fundit është një prej atyre produkteve që nuk duhet të mungojë kurrsesi në ritualin tuaj të higjienës sidomos gjatë verës ku ekspozimi në diell, si dhe uji i kripur i detit dhe ai i pishinave dëmtojnë seriozisht flokët. Por, jo gjithmonë arrini të keni rezultatin që prisni: së pari sepse bëni gabimet e mëposhtme 4 gjërat që duhet të dini kur përdorni zbutës flokësh, si dhe po përdorni një produkt me përmbajtje toksike që dëmton skalpin e kokës dhe këput e dobëson flokët deri në rënie massive. Me siguri po pyesni veten si duhet vepruar në këtë rast, shumë e thjeshtë: duhet të përgatisni një balsam 100% natyral sipas recetës së Living.
Përbërësit: 5 lugë gjelle rozmarinë të freksët, 200 ml uthull molle, 2 gota ujë (400 ml), 10 pika vaj rozmarine dhe 10 pika vaj menteje.
Përgatitja: Shtoni në një tenxhere rozmarinën dhe ujin dhe lërini të ziejnë për 30-40 minuta në zjarr të avashtë. Më pas lëreni të ftohet në temperaturë ambienti. Filtroni lëngun e mësipërm dhe shtoni uthullën e mollës, vajin e rozmarinës dhe atë të mentes duke i përzier me lugë druri. Lëreni të pushojë për 12 orë dhe më pas përdoreni sipas dëshirës. Antioksidantët që gjendet tek rozmarina lehtësojnë qarkullimin e gjakut në skalp dhe mbrojnë flokun nga veprimi i radikaleve të lira, kurse uthulla e mollës ekuilibron pH-in e flokiluave dhe stimulon rritjen e tyre.
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...