“VALENTINO” nën një udhëheqje të re: Alessandro Michele i “Gucci”-t i bashkohet gjigandit tjetër italian
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Moda e sotme nuk përbëhet vetëm nga modele anoreksike që sfilojnë, dhe as nga stilistë të paarritshëm që nëpërmjet punës së tyre shpesh kanë qenë të pakapshëm me konceptet mbi modën. Sot, kjo fushë është më e thjeshtë, më e prekshme, më popullore. Sektori i modës dhe marketingu tashmë ecin në të njëjtin binary duke krijuar një ekuilibër e duke na bërë të ëndërrojmë rreth koleksioneve të pasarelave pa shpenzuar shifra marramendëse. Ndërkohë që mjaft stilistë prezantojnë punimet e tyre jo vetëm nga modele, por edhe nga fashion blogere, të cilat arrijnë të përcjellin mjaft mirë në çdo kohë, prezantimin e një tendence të re në treg. Një ndër këto fashioniste që ka mjaft ndikim në fushën e modës është edhe bukuroshja nga Prizreni, Edisa Shahini, e cila prej vitesh jeton në Vjenë. Si në daljet e saj në Instagram, ashtu edhe në blog, ajo shquhet për foto të punuara mjaft mirë si dhe për mënyrën sesi me një elegancë femërore përqafon çdo hyrje të re duke e bërë të vetën. Duket qartë se Edisa ka kreativitet dhe pasion për të bukurën. Ajo vjen nga një familje intelektualësh. Pasi përfundoi gjimnazin në Prizren, Edisa zgjodhi Vjenën për të vazhduar studimet në media dhe komunikim. Punoi për disa kohë në organizata joqeveritare e më pas në departamentin e marketingut në kompani të ndryshme. Tashmë, puna e saj është tërë kohën në lëvizje, takime, intervista, foto, evenimente dhe prezantime markash. Një ditë e ngjeshur, në lëvizje, por që e bën të ndihet mirë.
Në një intervistë të zhvilluar on line Edisa na sjell foto të realizuara nga fotografi i saj, Tony Gigov, në vendet përrallore të Vjenës; përpara teatrit “Burgthater”, në kopshtet e bukura të Volsgarten si dhe përpara Parlamentit austriak. Ajo thotë se, ideja për të hapur një ditar virtual lindi 5 vjet më parë, në periudhën kur kishte nevojë për një angazhim tjetër përveç punës që bënte. “Doja të kisha një platformë ku të mund të shprehja mendimet për gjërat që më interesonin, të shkruaja për tema të ndryshme. Postimi i parë ishte një temë për interior design dhe pas disa ditësh kuptova se njerëzit më ndiqnin. Përshtypjet e tyre ishin pozitive. Kështu nisi rrugëtimi im në ditarin online. Blogu nisi të bëhej më profesional, që nga prezantimi i fotove dhe i teksteve”. Temat të cilat përfshinin www.disicouture.com (shkurtimi i emrit Edisa – Disi + Couture ) janë: veshjet personale, tendencat e modës, bukuria, udhëtimet, interior design, art, stili i jetës, etj. Ndjekësit janë nga e gjithë bota, por sipas statistikave janë më shumë të huaj. Atë e gëzon fakti që ka ndjekës edhe nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia.
Nga Santana Comora,Fotografia: Tony Gigov
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...