“VALENTINO” nën një udhëheqje të re: Alessandro Michele i “Gucci”-t i bashkohet gjigandit tjetër italian
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Një nga tendencat e modës që nuk zhduket kurrë është stampa me katrorë dhe vija sipër, tartani i famshëm me origjinë skoceze. Që nga tradita e deri sot, moda me katrorë ka ecur shumë përpara.
Ajo ndeshet jo vetëm te veshjet, por edhe tek aksesorët e ndryshëm shtëpiakë...
Këshilla për linjat e tua
Nëse je me forma, vishu me katrorë të vegjël që të ekuilibrojnë linjat dhe e bëjnë pamjen të duket më homogjene. Për ty veshja kult është këmisha me katrorë. Nëse je e gjatë dhe e dobët, pantallonat me katrorë do t’i japin volum siluetës dhe do t’i shtojnë mjaft karizëm pamjes tënde. Nëse je e imët, përqendrohu te pjesa e sipërme; vish një xhaketë në formë konike dhe shmang pantallonat apo çizmet tartan.
Stil rok: vish pantallona lëkure shumë të puthitura me një këmishë të gjerë kuq e zi dhe me një palë çizme me takë.
Stil british: për t’u dukur si një nxënëse angleze, mund të veshësh minifund kilt me një xhaketë në ngjyrë blu. Një rreth në kokë plotëson më së miri kombinimin.
Stili hipi: nëse do të dukesh hipi dhe në modë, zgjidh një këmishë të gjatë ngjyrë portokalli e jeshile dhe kombinoji me streçe gri dhe çizme të shkurtra pa takë ose mokasin.
Stili shik: nëse preferon stilin shik dhe urban, vish një fund skocez, një xhaketë me lëkurë dreri dhe këpucë me qafë sportive
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...