Dy tërmete të fortë në Greqi, 5.2 dhe 5.7 të shkallës Rihter
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...
Buzëkuqi është një ndër produktet komzetike më të shitur të të gjitha kohërave, nëse duhet të flasim me gjuhën e shifrave, mund të themi se 92% e femrave kudo në botë e përdorin atë. Sipas revistës së njohur Glamour, një grua përdor 2-4 kg buzëkuq, pa përmendur edhe sasinë që ''hamë" (fusim në gojë) ndërsa lëpijmë buzët. Por, jo gjithmonë buzëkuqi që përdorim është në harmoni të plotë me pjesën tjetër të grimit. Më poshtë do të njiheni me tre gabimet që bëni çdo ditë, por që nuk ua thotë njeri.
1.Vendosni fondatinë mbi buzët e çara: Shumë vajza mendojnë se aplikimi i fondatinës mbi buzë ndihmon buzëkuqin të mos fshihet lehtë dhe të qëndrojë i paprishur për një kohë të gjatë. Gaboheni, pasi kjo gjë jo vetëm që nuk ka të bëjë me kohëzgjatjen e efektit të tij, por nëse e aplikonimbi buzë të çara efekti nuk do të jetë ai që dëshironi. Gjëja e parë duhet të bëni është të hiqni lëkurat e vdekura nga buzët duke përdorur një përzierje të thjeshtë me vaj ulliri dhe sheqer, në këtë mënyrë do të hidratohen. Më pas aplikoni primer-in dhe buzëkuqin tuaj të preferuar.
2.Nuk aplikoni buzëkuqin njëtrajtësisht: Edhe pse është një nga produktet kozmetike më të shitura në botë, me një histori dhe traditë të gjatë përdorimi, shumë prej jush nuk dinë ta aplikojnë ashtu si duhet. Ekspertët e "Glamour" rekomandojnë të mos përdorni buzëkuq direkt nga tubeti, por të përdorni një furçë e cila eshpërndan në mënyrë uniforme mbi buzë. Nuk është aspak çudi që nga dëshira për të përdorur sa më shumë buzëkuq të ngjyrosni edhe dhëmbët apo pjesën mbi buzë
3.Nuk përdorni nuancën e duhur: Nuanca nude është një ndër më të preferuarat e këtij sezoni, por duhet të keni kujdes sepse rrezikoni që buza të duket jo e plotë dhe të humbasë forma natyrale e saj. Më poshtë do të gjeni të plotë si të përzgjidhni nuancat e buzëkuqit të kuq për çdo lloj lëkure.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...
Mbremjen e sotme, Valeri ka treguar me një pjesë të fermerëve fillimin e tij në fushën e modelingut. Valeri shprehet se g...
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...