Si të visheni për Pashkë, disa kombinime që duhet t'i provoni menjëherë
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Buzëkuqi është produkti kozmetik më i shituri i të gjithave kohërave. Me një traditë të lashtë që daton 5000 vjet më parë, që nga koha e qytetërimit babilonas ai është shndërruar në armën sekrete të të gjitha femrave. Pavarësisht gjendjes shpirtërore dhe asaj fizike, një e kaluar me buzëkuq buzëve duket sikur ju përmirëson ditën dhe u shton dozën ''e munguar'' të feminilitetit. Por, përveç vështirësisë së zgjedhjes së tonalitetit të duhur, shpeshherë femrat gabojnë në aplikimin e tij mbi buzë ndonëse mund të mendoni se jeni eksperte të tij prej vitesh. Ja cilat janë gabimet që bëni.
1.Nuk hidratoni buzët: Gabimi i parë që bëjnë shumë gra e vajza para se të vendosin të kuq buzësh është mos hidratimi i këtyre të fundit. Hidratimi i buzëve është thelbësor nëse doni që buzëkuqi të qëndrojë gjatë dhe të mos keni qeliza të vdekura në kët sipërfaqe të lëkurës.
2.Mos konturimi i tyre: Për një makijazh buzësh pa defekte, lapsi është i domosdoshëm. Zgjidheni me të njëjtën ngjyre me buzëkuqin dhe pamja do jete e shumëdëshiruara.
3.Përdorimi i furçës: Sigurisht qe është më e rehatshme qe buzëkuqi të përdoret me furçën shoqëruese, por në fakt kjo nuk rekomandohet gjithmonë për shkak se mund të bëhet depo bakteresh.
4.Vendosja e shume shtresave: Vendosja e shtresave njëra mbi tjetrën mund të krijojë përshtypjen se buzëkuqi do të qëndrojë gjatë mbi buzë, por në fakt është një mit i gabuar. Jo vetëm që nuk do ndiheni rehat, por pamja nuk do jetë aspak natyrale. Zgjidhni një buzëkuq cilësor dhe kufizoni sa më shumë shtresat.
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Ish-Missi dhe modelja shqiptare, Sara Gjordeni, e cila u bë e famshme për pjesmarrjen e saj në Big Brother, është revoltuar me koment...