Si të visheni për Pashkë, disa kombinime që duhet t'i provoni menjëherë
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Grimi është një ndër aleatët e bukurisë për të cilat çdo femër ka nevojë. Sado që kërkojmë bukurinë klasike ujë e sapun, nuk mund ta mohojmë që një truk i bukur jo vetëm që thekson tiparet tuaja, por ju bën të dukeni akoma më sensuale. Por jo gjithmonë arrini të keni rezultatin që do të dëshironit. Shpeshherë femrat i keqpërdorin aksesorët dhe truket e make up-it dhe përfundojnë duke u dukur më të mëdha në moshë nga ç’janë në të vërtetë. Dhe sigurisht që asnjëra prej nesh nuk do të dëshironte kurrë një gjë të tillë. Living ju njeh me 6 gabimet më të zakonshme gjatë grimit që ju shtojnë në moshë.
1. Vendosni lapsin e buzëve më sipër konturit të vërtetë duke krijuar një disproporcion aspak të këndshëm për syrin.
2. Përdorni fondatinë më të errët se lëkura juaj.
3. Përdorni laps të zi në pjesën e poshtme të syve.
4. Mbushni vetullat me laps më shumë seç duhet.
5. Vendosni ton shumë të errët në qepallat e syve.
6. Përdorni shumë rimel në qerpikët e poshtëm.
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Ish-Missi dhe modelja shqiptare, Sara Gjordeni, e cila u bë e famshme për pjesmarrjen e saj në Big Brother, është revoltuar me koment...