Make up

6 produktet kozmetike për të cilat nuk duhet të shpenzoni më shumë se 10 mijë lekë

+

spendinerer
Kur femrat gjenden përballë rafteve në një dyqan kozmetike vështirë ta hedhin vështrimin tek çmimet, pasi të provojnë të gjitha ngjyrat, lapsat dhe buzëkuqët është e vetmja gjë që duan! Duket sikur janë në një gjendje somnambul e vetëm tek kasa zgjohen kur duhet të paguajnë lekët. Sipas Amu Chin, një makeup artist me bazë në Neë York produktet kozmetike për të cilat ia vlen të shpenzosh janë vetëm ato që lidhen me lëkurën si kremrat apo pudrat ndërsa për produktet e mëposhtme nuk ia vlen të shpenzosh më shumë se 10 dollarë.
Rimeli skadon për 3 muaj nga momenti që hapet ndaj nuk ia vlen të shpenzoni shumë për të. Nëse doni qerpikë të kthyer mos ia besoni këtë gjë rimelit, por kthyesit të qerpikëve.
Zbutësi i buzëve
Asnjë balsam buzësh nuk peshon më shumë se 5gram dhe nuk ia vlen më shumë se 10 dollarë çfarëdo përbërësish bazë të ketë.
Maskat me bazë argjili (Clay face mask)
Nëse një maskë e tillë shitet për më shumë se 10 dollarë dijeni se kjo ndodh për shkak të markës!
Uji micelar
Uji “magjik” micelar i cili pastron lëkurën në thellësi dhe nuk e than këtë të fundit nuk duhet të kushtojë më shumë se 10 dollarë sipas dermatologëve.
Manikyri dhe blush skuqësi i mollëzave janë gjithashtu dy produkte kozmetike sipas makeup artistëve nuk ia vlen të shpenzosh më shumë se 10 dollarë. Burimi: Health