Make up

Çfarë është make up-i mineral dhe cilat janë avantazhet e përdorimit të tij

+

minererlmekak
Make up mineral përfshin një numër produktesh qe perdoren për kozmetikën natyrore te fytyrës, buzët dhe sytë, ndër të cilat permendim: fondatinen, korrektoret , cipriet, bronzer, buzekuqet dhe rimelet. Make up-i mineral është një grim pluhur me baze oksidesh kolorues dhe shkëlqyes te perzier së bashku në mënyrë që të krijojnë një larmi ngjyrash që i përshtaten llojeve te ndryshme të lëkurës.
Në mesin e mineraleve të përdorura për të realizuar truket minerale gjejmë oksidin e hekurit, manganin, dioksidin e titaniumit, oksidin e kallajit, substanca keto të afta për të ngjyrosur lëkurën pa ndërhyrë ne funksionet e saj fiziologjike.

Avantazhe e make up-it mineral:

1. Nuk përmban asnjë përbërës me origjinë shtazore.
Pra, ai është i përshtatshëm për ata që zgjedhin të ndjekin një mënyrë jetese vegane. Gjithashtu nuk përmban parfume, konservante, silikone dhe përbërës të tjerë sintetike dhe, në fund, nuk ndërhyn ne funksionet normale të lëkurës.

2. Nuk përmban ujë.
Kjo ofron dy avantazhe: së pari, në mungesë të ujit nuk ka ndotje bakteriale dhe kjo rezulton në një jetë më të gjatë të prodhimit dhe në një siguri më të madhe për lëkurën dhe; së dyti, truket minerale mund të transportohen pa vështirësi nga ajri, diçka që nuk duhet nenvleresuar për udhëtarët e shpeshtë.

3. Shpesh ka një paketim minimal dhe te riperdorshem
Eshte mire shmangia e humbjes së produktit: në përgjithësi truket minerale janë të paketuara në enë të vogla plastike të cilat e lejojnë dozimin e produktit dhe qe mund të riciklohen për të vendosur balsame te pregatitura vete ose parfume të forta.

4. E përshtatshme për ata me lëkurë teper të ndjeshme dhe reaktive
Nuk përmban substanca irrituese, pengon shfaqjen e reaksioneve te skuqjes, kruarjes dhe reaksioneve te lëkurës në përgjithësi.

5. Fondatinat minerale ofrojnë avantazhin e mos yndyrosjes se lëkurës dhe absorbimit te yndyres se tepërt duke shmangur efektin e shkëlqimit në ballë, hundë dhe mjekër.
Lëkura me shkëlqim në zonën T është tipike e lëkurës me yndyre, të te rinjve dhe me një tendencë të papastërtive. Grimi mineralpervec te tjerash nuk ndërvepron me lëkurën dhe nuk i pengon funksionet e saj normale, kështu që mund të përdoret edhe nga njerëzit që vuajnë nga aknet.
6. Jane produkte te lira
Pavarësisht nga cilësia e lartë e trukeve minerale, ato jane dhe produkte te lira, sidomos kur duke pasur parasysh dhe kohezgjatjen e gjate te tyre dhe mjafton vetëm një sasi e vogël për të marrë efektin e dëshiruar.

Burimi Biovita