Njihuni me personazhet e njohur shqiptarë që agjërojnë muajin e shenjtë të Ramazanit
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Pranvera e 2017-ës duhet të konsiderohet pa frikë si pranvera e çudirave. Ekspertët e modës dhe kozmetikës po guxojnë aq shumë me ngjyrat, shijet, prekjet dhe tendencat e reja, saqë po sjellin një botë të vërtetë çudirash që edhe vetë Liza do i kishte zili. Risia e radhës janë buzëkuqët që lulëzojnë gjatë gjithë vitit. Pikërisht kështu siç e lexoni, lulëzojnë gjatë gjithë vitit. Kompania kineze, lider në fushën e kozmetikës, Kailijumel ka krijuar buzëkuqin në trajtë xheli që brenda ka të ngrira lulet më të bukura dhe aromatike të pranverës. Buzëkuqi i quajtur Flowr Balm, ka në përmbajtjen e tij balsam të arrës së kokosit që i përshtatet pH-it natyral të buzëve dhe u jep atyre një ngjyrë të ëmbël pranverore. Në brendi të çdo buzëkuqi gjendet një krizantemë e gjallë luleje që lulëzon gjatë gjithë kohës së përdorimit të buzëkuqit. Një buzëkuq me të cilin çdo femër mund të bjerë në dashuri që pas lyerjes së parë.
{gallery}fotogaleri2016/buze-lule{/gallery}
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...