Make up

Fondatina-serum është kremi pudër që duhet të përdorin të gjitha femrat pas të 30-ave

+

knicjer

Fondatina-serum është një produkt hibrib që sipas dermatologëve duhet përdorur gjerësisht në të 30-at tuaja, por edhe më herët. Ndryshe nga kremrat hidratantë, serumi është një produkt me efikas kur vjen puna në hidratimin e lëkurës në nivel qelizor. Formula e serumit bën që ky i fundit të përthithet më shpejtë nga lëkura e ta ushqejë atë. Nëse formula e kremit pudër tradicional është paksa kompakte, e përzierë me serumin, kjo e fundit do të ketë një konsistencë ultra-fluide që përhapet lehtë në lëkurë. Fondatina jo vetëm do të mbulojë defektet por përbërësit aktivë të serumit do të trajtojnë në kohë rrudhat e saposhfaqura, pikat e errëta e njollat.

Fondatine-serum është e përsosur për çdo lloj lëkure sepse as nuk e than lëkurën dhe as shton prodhimin e yndyrës. PUREWOW