Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Të kesh një pamje tërheqëse për festa, nuk mjafton vetëm një veshje elegante. Grimi gjithashtu luan një rol të rëndësishëm. Në këtë pikë, çdo gjë është e lejuar për festa... buzë të kuqe, grim i rënduar... fundja, jemi në atmosferë festive. Living vjen me disa këshilla për ju: Këtë vit, dy janë tendencat kryesore në grim: smokey eyes klasik dhe buzët e kuqe. Sytë smokey janë gjithmonë tendencë, por këtë vit ai vjen më i ngrohtë, me ngjyrën e artë, perlë, bakri dhe ngjyrat e tokës... Ngjyra e artë është shumë në modë këtë dimër. Guxoni me përdorimin e saj, duke e kombinuar me buzë të kuqe.
SI TË GRIMOHENI NATËN E NDËRRIMIT TË VITEVE?
Filloni me aplikimin e korrektorit, i cili fsheh të gjitha problemet dhe shenjat që mund të keni në lëkurë. Rekomandojmë: Gosh CCC Stick, 3 produkte në 1, zgjidh ngjyrën që ju përshtatet si korrektor. Ai shërben gjithashtu për konturim dhe si highlighter.
Vazhdoni me aplikimin e kremit pudër që do të shkëlqejë dhe unifikojë pamjen e lëkurës suaj. Rekomandojmë: Gosh Foundation Drops 30ml. Fondatinë e lëngshme, hidratuse, mbuluese që përshtatet natyrshëm me lëkurën. Ju mjafton të zgjidhni nuancën që ju përshtatet.
Buzëkuqi është çelësi i suksesit. Duke qenë festa, ngjyra e kuqe është një must have. Rekomandojmë: GOSH Velvet Touch Matt Lipstick – Classic Red 005. E kuqja klasike me efekt matt, nuk humbet asnjëherë. Ajo është gjithmonë në modë.
Për sytë zgjidhni një nga tendencat e mësipërme dhe aplikoni tonin e syve me ndihmën e një furçe. Rekomandojmë: Gosh Eyelight Trio Eye Shadow, Chunky chocolate Gosh Eyelight
Trio Eye Shadow, Three of a kind Tendencat e çdo kohe janë përmbledhur në paletat trio.
Aplikoni penelin në të gjithë gjatësinë e syve. Rekomandojmë:
GOSH Xtreme Liquid Gel 01 Black. Peneli për vijëzim perfekt, Xtreme vjen në 9 ngjyra. Kë do të zgjidhnit ju për festa? Të ziun apo silver?
Vazhdoni me aplikimin e Maskarës. Ai thekson edhe më shumë vështrimin tuaj. Rekomandojmë:
GOSH Xtreme Mascara. Maskara XTREME për volum maksimal dhe gjatësi ekstreme të qerpikëve.
Për të pasur vetulla perfekte dhe sa më origjinale rekomandojmë: Gosh Brow Shape & Fill Brown. Ai i jep formë perfekte vetullës suaj.
Manikyri i kuq. Gjatë festave, këshillohet përdorimi i nuancës së kuqe për thonjtë. Është ngjyra
e festave. Rekomandojmë: manikyr Gosh.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...