pierre cardin2

Make up

Produktet e bukurisë që duhen marrë kur niseni me pushime

+

sgfg
Kur shkoni me pushime shpesh është e vështirë të zgjidhni produktet e bukurisë që duhet të merrni me vete. Në të vërtetë ne do të dëshironim të merrnim gjithçka por në fakt duhen përzgjedhur vetëm ato më kryesoret. Këtu është një përzgjedhje e produkteve të bukurisë që nuk duhet të mungojnë gjatë pushimeve:
MOS HARRONI KREMIN MBROJTËS TË PLAZHIT Gjëja themelore që ju duhet patjetër të keni gjatë pushimeve është padyshim kremi mbrojtës. Është e preferueshme të zgjidhet një posaçërisht për fytyrën dhe një për trupin, me faktorë të lartë mbrojtës (me SPF mbi 30).
-Mos u nisni për pushime pa kremin e ditës. Sigurisht që ai është një produkt i domosdoshëm për ju. SYGJERIMI YNË PËR JU: KREM FYTYRE BOTTEGA VERDE kundër njollave dhe antirrudhë me vaj Argan dhe Pluridefence, me mbrojtje të lartë SPF 30

Produktet themelore për heqjen e "Makeup-it"

Sigurisht që ju mund të merrni produktet që përdorni zakonisht por mund të zgjidhni edhe një format më të vogël të përshtatshëm për udhëtim. I tillë është
ULTRA GENTLE CLEANSING MILK, qumësht për pastrimin e fytyrës. Ky krem pastron dhe zbut lëkurën e fytyrës tuaj. Ai heq papastërtitë dhe “make-up”-in. Sigurisht që ju nuk mund të merrni gjithçka me vete, zgjidhni vetëm 3 ose 4 produktet esenciale. Një krem hidratues për trupin Në rastin e djegies nga dielli mos harroni kremin pas dielli që hidraton në mënyrë të shkëlqyer trupin tuaj. Harrojini scrub-et, nuk janë të nevojshme gjatë pushimeve. Zgjidhni Ultra Rich Body Lotion, L’occitaine en Provence; locion trupi i pasur me gjalpë. Ultra Rich Locion ndihmon për të ushqyer dhe mbrojtur lëkurën e thatë me një formulë të pasur me gjalpë kariteje (15%). Ky locion trupi mund të aplikohet në mëngjes ose në mbrëmje, si të jetë e nevojshme.
Vajrat mbrojës ndaj diellit janë gjithashtu një domosdoshmëri. Ne ju propozojmë SOLE DEL MEDITERRANEO, Bottega Verde – Spray bi-fase rifreskues, anti-kripë, me ekstrakte të agrumeve dhe të fikut
Produkte për të mbrojtur flokët

Kur ju shkoni në plazh, është e rëndësishme të zgjidhni produktet e duhura. Merrni një shampo për flokë të thatë dhe një maskë hidratuese të thellë. Gjithashtu duhet të merrni një vaj me faktorë mbrojtës për flokët.
SPRAY MBROJTËS PËR FLOKËT me protein gruri dhe Betakaroten, filtra UVA