Make up

Të gjithë hapat për të realizuar grimin e syve si një profesoniste/Fotogaleri

+

syri living

Thonë që sytë janë pasqyrë e shpirtit, por nëse zgjidhni ngjyrat e gabuara bëhet mjaft e vështirë njohja përmes tyre. Por ndonjëherë nuk mjafton thjesht t'i zgjidhni këto ngjyra, por edhe të dini t'i aplikoni ashtu siç duhet në mënyrë që sytë tuaj të jenë në harmoni të plotë me pjesën tjetër të fytyrës dhe grimi tuaj. E dimë që nuk është e thjeshtë, sidomos kur gjendeni përpara një pirgu me lapas sysh, penel, rimel apo tone pluhur, por në të njëjtën kohë nuk është as e pamundur. Këshillat e mëposhtme janë një udhëzue po a qi vlefshëm sa këshillat e një grimieri profesionist, kurse fotot janë thjesht një mrekulli.

1.Harku i qepallës: Një ndër gabimet më të mëdha që bëni me këtë zonë është përdorimi i ngjyrave të bazës aq sa duket sikur harku i qepallës është njësh me pjesën tjetër të syrit, për ta theksuar përdorni ndonjë hije opake ose me shkëlqim të lehtë.
2.Qëpalla e lëvizshme/kapaku i syrit janë baza e make up-it: Zgjidhni ngjyrat që ju pëlqeni dhe sfumojini në këtë pjesë duke krijuar një reje pluhuri që nuk duhet të prekë pjesën lart. Nqs nuk ju pëlqejnë tonet e syve, mund të bëni një penel të trashë që zë gjysmën e poshtme të qepallës së lëvizsshme.
3.Këndi i jashtëm i syrit: Toni i syrit dhe rimeli formojnë një formë V në këtë pikë të syrit, por mund të trukoheni edhe me kthesë nga brenda duke formuar një C të butë.
4.Pjesa e brendshme e syrit shërben për vijëzimin e tij, mund të përdorni laps të zi, blu ose jeshil, sikurse dhe lapsin e bardhë që i jep shikimit një efekt më të plotë dhe ndriçim.
5.Kanali i lotit: Disa femra zgjedhin të mos përdorin truk në këtë pjesë të syrit. Ju lutem evitoni atë grumbullin e zi pasi duket shëmtuar dhe zëvendësojeni me ton brilant dhe opak që hap shikimin.