Tendencat e fundit të modës

Byzylykët e këmbëve, tendencat më In të momentit që duhet t'i keni me vete në plazh/Fotogaleri

+

koma

Pas një dimri të gjatë e të bezdisshëm, më në fund trupi juaj po i gëzohet diellit, detit dhe rërës. E sigurisht të parat që po e shijojnë më së shumti këtë lloj ‘’pavarësie’’ janë këmbët, të cilat shpëtuan për pak kohë nga këpucët e rënda e të mbyllura dhe mund të shijojnë shëtitjet e paradites dhe buzëmbrëmjes në plazh. Duke u ndalur tek ky i fundit duhet thënë që sa herë përgatiteni për pushime gjëja e vetme që merrni e që lidhet me këmbët janë shapkat e sandalet me gisht. Por, blogeret më në zë të momentit do ju japin shkëlqimin e munguar këmbëve e gishtave të tyre me aksesorët më In, byzylykët shumëngjyrësh e me gura. Nqs nuk i keni akoma, shikoni fotogalerinë e mëposhtme dhe blijini sa më parë.

kem10