Një tjetër manipulim; fotografia e Mbretëreshës nuk është e vërtetë!
Kjo fotografi që, siç është thënë më parë, është shkrepur në Balmoral, në gusht të vitit 20...
Koleksioni i çantave të 2018 erdhi në forma e madhësi të ndryshme, por modeli i rrumbullakët ishte ai protagonsti i pasaraleva të modës! Stili minimalist i pastër, pa shumë elementë, lehtësisht i kombinueshëm e bënë këtë model shumë të pëlqyer dhe nga fashion blogeret e jo vetëm! Këto çanta u sollën nga shtëpi të ndryshme të modës, e këtu përmendim Salvatore Ferragamos, Dolce and Gabbana, Alice + Olivia etj.
Çantat e rrumbullakëta janë delikate dhe femërore, në sajë të dizenjove të mrekullueshme me thurje me grep apo kashtë. Pa dyshim, çantat me dorëzerrethore metalike ishin një tjetër prurje e suksesshme këtë sezon.
Janë të përshtatshmë ne çdo kohë të ditës, por sigurisht ato të mëdhat janë më praktike për pjesën e parë të ditës duke qenë se mund të keni nevojë për më shumë produkte. Nëse ende mendoni se nuk do të hiqni dorë nga forma klasike e çantës katrore, mendojmë se këto foto do j'ua prishin mendjen.
Kjo fotografi që, siç është thënë më parë, është shkrepur në Balmoral, në gusht të vitit 20...
Kohët e fundit po qarkullojnë shumë të pathëna rreth Princesh Dianës, të cilat ose dalin nga familja mbretërore, ose n...
Aktorja Adriana Matoshi është bashkuar me fëmijët e saj, pasi ia doli për herë të tretë të mposhtë tumorin. ...