Tendencat e fundit të modës

Dimri rikthen printin më të pëlqyer, vijat do të na veshin nga koka tek këmbët

+

vijjjars
Më shumë se një tendencë, vijat janë një ndër printet më të pëlqyera në botën e modës, Dimri i 2016 i rikthen sërisht ato në vëmendje e duket se vijat i shohim të printuara kudo. Në çanta, pallto, pantallona e bluza.
Versioni klasik i marinarit, vijat të cilat vijnë vetëm në dy ngjyra blu dhe të bardhë pasohet me një version pak më të gjallëruara ku kombinohen disa ngjyra njëherësh. Këshillë: Nëse jeni shtatshkurtër rekomandohet të vishni vija vertikale në mënyrë që të krijoni iluzionin e një shtrati më të gjatë. Nëse do të dëshironi një pamjë elegante duhet t’u shmangeni vijave horizontale.