Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Nga Santana Çomora
Hilda Maha nuk është e re në botën e modës. Stilimet e saj prezantohen prej kohësh në revistat më prestigjoze të Italisë por, në Shqipëri, e kemi njohur vetëm prej pak ditësh kur erdhi edhe koleksioni i saj i parë. Në këtë intervistë ajo tregon për shijet e saj, për konceptin mbi modën, mbi veshjet e përditshme dhe rehatinë e çdo femre që ecën paralelisht me nevojën për t’u ndiher e bukur e sensuale.
Çfarë të veçante ka ky koleksion që prezantohet për here të pare në Shqipëri?
Frymëzimi i këtij koleksioni nisi nga disa vajza në rrugë që i vizatova e që pastaj i transformova në print për copat dhe në qëndisje. Meqënëse doja diçka artistike, me shumë stil, por të freskët dhe të lirshme që më kujtonin lirinë e fëmijërisë, vendosa t’i përdorja për koleksionin. Jam munduar të kujdesem për çdo detaj, duke ndërthurur romantiken me bukurinë e trupit femëror. E veçanta qëndron edhe në përdorimin e guximshëm të ngjyrave dhe të printeve 3D duke sjell një siluetë sensuale, plot jetë dhe në një këndvështrim modern që i reziston kohës.
A ka një emër? Si e keni quajtur?
Zakonisht, preferoj të mos i titulloj koleksionet e mia. Gjëja më e bukur kur prezantoj vizionin tim, vjen më pas, kur klientët shtojnë në garderobën e tyre veshjet e mia dhe secila i kombinon me çfarë ka në dollap duke i dhënë më shumë jetë me stilin e saj. Duke mos i vënë një emër, në një fare mënyre, është sikur të lësh një faqe të bardhë në një libër, një hapësirë fantazie për këdo dhe do i jep kuptim asaj që vesh. Si në një libër, une iu tregoj një histori, por finalja ju takon juve.
Me çfarë materiali keni punuar ?
Mëndafshi, pambuku dhe linoja janë materialet që karakterizojnë këtë koleksion.
Në çfarë linjash janë veshjet tuaja dhe kujt target grupi i drejtohen?
Sot, na kërkohet të jemi super femra. Duhet të dime t’i bëjmë të gjitha dhe në mënyrë perfekte, shtëpinë, karrierën, partnerin, imazhin personal, fëmijët, gatimin, shoqërinë, të jemi të informuara për të gjitha, përfshi këtu edhe tendencat e fundit të modës. E gjithë kjo jetë e ngarkuar na bën të kemi nevojë që veshjet të jenë sa më praktike, por njëkohësisht të na bëjnë të ndihemi mirë.
Unë stiloj për t’i bërë femrat më të bukura, por që të kenë dhe thjeshtësinë për të qenë gjithmonë të veshura mirë, të ndihen rehat në jetën e përditshme.
Sa modë mendoni se bëhet në Shqipëri dhe çfarë i mungon kësaj fushe?
Moda është një gjuhë, një mënyrë shprehje dhe një kod që lidh një grup ose kategori njerëzish në shoqëri.Të them të vërtetën duke mos jetuar dhe duke mos ardhur shpesh në Shqiperi për shkak të angazhimeve nuk e njoh mjaft për të gjykuar kaq thellë, por me aq pak sa kam pare mendoj që moda shpreh atë që është shoqëria e një vendi me shumë rini, që është e ndikuar nga shumë pjesë të botës dhe që është në proces zhvillimi të vazhdueshëm.
Me tre fjalë, cili është fjalë juaj?
Unik, i sofistikuar, sensual.
{gallery}fotogaleri2016/mahas{/gallery}
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...