Shembja e urës në Baltimore, nxirren nga uji trupat e pajetë të dy burrave; Vijon kërkimi
Pas kërkimit të forcave të shpëtimit në SHBA për njerëzit që ranë në ujë, për shkak të shembj...
Balada e së bardhës
Mes vapës së fillim-majit nisi dhe editoriali ynë, me një personazh që një vit më parë nisi rubrikën time; “fashion bloger ”-en e njohur Irena Kita, së bashku më Sophinë e saj të bukur. Ishte një rikthim ndryshe. Nuk ishte më qëllimi për të zbuluar stilin e saj, por tashmë, tendencat e verës do të na ofronin atmosferën e stilit marinar ose navy. Porti i Durrësit do të ishte “pasarela” jonë për disa orë të mira. Ishim të parët që bënim një shërbim fotografik aty. Ishte bukur, ishte ndryshe. Anije gjigante, kontejnerë plot ngjyra, skafe të vogla, një ylber ngjyrash që thyhej bukur me blunë e detit... Detaje pa fund që na shërbenin si sfond për të sjellë idenë e një dite vere, të udhëtimit, plazhit dhe argëtimit. Mes protagonizmit të ngjyrës së bardhë, koralit, blusë me nuancat e saj, pikave e luleve të qëndisura, vijnë dhe tendencat kryesore të këtij sezoni. Moda e kësaj vere vjen direkt nga deti. Ky imazh nuk është i ri, por mbetet më klasiku për sezonin. E kanë mbajtur ikona të elegances si Coco Chanel, Brigitte Bardot e Grace Kelly. Këtë gjë bëmë dhe ne. Bëmë një numërim mbrapsht të viteve, u kthyem rreth viteve `70, por zhvendosëm edhe vendin: sollëm një atmosphere alla St.Tropez në Portin e Durrësit. Dhe ja ku nisi çak-u i parë. Këmisha e bardhë mbetet frymëzimi i stinës së nxehtë. Nuk është vetëm ajo klasikja që jemi mësuar të shohim, por vjen në prerje e linja të ndryshme; ajo shuan etjen e verës duke na i bërë ditët më të freskëta. Mund të përdoret shumë mirë edhe në qytet, duke i dhënë pamjes sonë një stil tjetër, atë urban chic. Mos harroni detajet e tjera, si kapelat, bizhutë e mëdha, çantat, syzet, sandalet me shumë rripa. Janë prirjet e sezonit. Luani me to, pasi janë detajet ato që bëjnë diferencën.
E në fakt, këtë verë diferenca je ti…
Përgatiti: Santana Çomora | Fotografia: Endrit Mërtiri | Flokët dhe Make–up: Eva Dibra
{gallery}fotogaleri2016/irenakita{/gallery}
Pas kërkimit të forcave të shpëtimit në SHBA për njerëzit që ranë në ujë, për shkak të shembj...
Një pjesë e fermerëve teksa qëndrojnë në verandën e “Ferma VIP” kanë diskutuar për nominimet dh...
Luna Met'hasani, vajza e gazetarit Defrim Met'hasani ka fituar betejën me tumorin. Lajmin e mirë e ka dhënë vetë Luna, përmes nj...