Tendencat e fundit të modës

Rikthehet printi klasik i kuadratave, modelet e palltove më të bukura

+

palltormekuadrate

Palltot klasike dopiopet duket se u rikthyen sërisht në modë. Nëse në garderobën tuaj palltoja me kuadrata ka zënë pluhur, ka ardhur momenti ta rivishni këtë sezon. Qoftë e gjatë apo e shkurtë, me xhepa apo jo, e gjërë apo pas trupit të jeni të sigurtë që nuk do të gaboni sido që ta kombinoni. Nëse një veshje e tillë ju mungon Living ka përmbledhur në fotogalerinë e mëposhtme të gjitha modelet më të bukura që do të pushtojnë rrugët.