Gazetarja Anduena Llabani: "Jam ngacmuar nga politikanë dhe personazhe të botës së krimit"
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...
Sipas ekspertëve të modës mënyra më e mirë për të rifreskuar garderobën duhet të nisë gjithmonë nga këmbët. Pasi të keni përzgjedhur këpucën e duhur do ta keni shumë herë më të lehtë të plotësoni look-un tuaj me veshjen dhe aksesorët e tjerë. Një ndër trendet më të bukura, të çmendura dhe më guxuese të kësaj pranvere janë sandalet me gurë. Në qoftë se bëni pjesë në kategorinë e njerëzve që i kanë një palë të tilla, por i përdorin vetëm në mbrëmje gala duhet të ndërroni mendim menjëherë. Sandalet me gurë vijnë këtë verë me ngjyra dhe modele nga më të ndryshmet; nga sandalet platformë në ngjyrë ari në rozë, sandalet klasike me jeshilen ikonike deri tek sandalet me gisht, të zbukuruara me gurë të shndritshëm. Ideale për t'u veshur në çdo orë të ditës dhe lehtësisht të kombinueshme me trendet e tjera të këtij sezoni, si fundet me bel të lartë..fundet me pala korendi dhe kulotat (klikoni mbi fjalët e vijëzuara). Fotogaleria e mëposhtme i përmbledh të gjitha.
{gallery}fotogaleri2016/sandale-gura{/gallery}
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
“Kam fol me familjen time kur u zura me Meritonin”, kështu ka deklaruar Rike Roçi në një diskutim brenda shtëpis&...