Tendencat e fundit të modës

Të gjitha tendencat e modës për vitin 2017

+

tendetre

Si çdo vit dhe 2017 nuk kishte si të mos vinte me prurje e tendenca të reja, të cilat duket se janë pranuar nga të gjitha femrat në një formë a tjetër. Është një vit plot ngjyra, dizajnë, forma, gjë mjaft e rëndësishme, pasi të gjithë mund të gjejnë veten dhe mund të përqafojnë tendencën që u shkon përshtat stilit.
Ngjyrat mbizotëruese janë nga më të larmishmet, por sipas institutit të ngjyrave Pantone jeshilja (klikoni mbi fjale) dhe e verdha janë ngjyrat e këtij viti.
Format e veshjeve janë kryesisht të rregullta dhe të rehatshme. Mëngët këmbanë (klikoni mbi fjale) bluzat me shpatullat përjashtë dhe frude tregojnë elegancë dhe shumë feminize.
Kjo është e bukura: çdo gjë që përthithet nga femrat i reziston kohës dhe stilistët vazhdojnë ta hedhin në treg.

Lulet (Floreale) : Një dizajn tjetër që lexojmë këtë sezon është ai i luleve. Nuk është një trend ekskluzivisht i 2017, pasi pranvera nuk mund të mendohet pa to.
Këpucët këtë vit janë një spektakël i vërtetë. Takat me xixa, balerinat me xixa, të dizajnuara në reliev, ato me majë të viteve ‘80 -të. Çantat janë mesatare dhe mbahen në pjesën e dorës, nuk varen në sup. Shpeshherë i shohim njëngjyrëshe ose në dy apo tri ngjyra dhe një pjesë e mirë e tyre janë me kapak të hedhur.

Mund t'ju interesoje gjithashtu: 2017 rrëzon 10 tendencat e vitit 2016/ Fotogaleri