Veshje

10 truket që do t'i bëjnë rrobat tuaja të duken si të reja

+

cuscusa

Në varësi të personalitetit tuaj, rrobat janë ose një e keqe e domosdoshme, ose një nga pjesët më të bukura të çdo dite. Të gjithë kemi një këmishë të preferuar ose një palë xhinse që do të donim mos t’i hiqnim kurrë nga garderoba, e për këtë arsye Living ju vjen në ndihmë. !3 truket e mëposhtme do t’i bëjnë rrobat tuaja të duken si të reja.
1. Mos i lani shumë shpesh
Larjet e shpeshta dhe detergjenti mund të prishin fibrat tekstile dhe pëlhurat.
2. Gjithmonë mbyllini zinxhirat e bluzave kur i lani
Zinxhirët mund të kapen tek veshjet e tjera duke i dëmtuar ato.
3. Më mirë të thahen në natyrë, sesa të përdorni makineritë tharëse
4. Përdorni detergjentët që ruajnë ngjyrat e veshjeve, sidomos për rrobat e zeza
5. Veshjet e leshta duhen larë me dorë
Procesi i shtrydhjes tkurr materialet e leshta, ndaj nëse keni një bluzë të tillë të preferuar më mirë lajeni me dorë.
6. Zgjidhni proceset e duhura për pëlhurat delikate
Materialet caktuara si dantella, mëndafshi, najlon kanë nevojë për kujdes të veçantë.
7. Varini në mënyrën e duhur në garderobë
8.Palosini në mënyrën e duhur
Jo çdo gjë duhet të jetë e palosur. Materialet e leshta, pambuku dhe sintetike duhen palosur të tjerat duhen varur
9. Ndajini robat sipas ngjyrave kur t’i lani.
10. Përdorni ujë të ftohtë për rrobat që lëshojnë bojë.