Veshje

Guidë në garderobën tuaj

+

guidat
Doni të shpenzoni, por në të njëjtën kohë të bëni dhe një blerje të menduar: të jeni sa më në modë, por edhe të mbani mend një verë të gjatë e të bukur? Ndiqni guidën tonë për të pasur një pamje sa më të kuruar e për të pasuruar gardërobën tuaj! Femra verë 2016 vjen sa më natyrale, në materiale të freskëta dhe të lehta, duke nxjerrë në pah linjat e saj femërore me bizhu në stilin etnik, qëndisje dhe kuadratet klasike. Çantat e mëdha dhe pantoflat do të jenë musthave i sezonit. Ka ardhur koha të shpenzoni, sado pak. Nuk është e thënë të bëni tuajat të gjitha trendet. E rëndësishme është të dini cili është trendi që ju përshtatet. Mund të jetë dhe një detaj i vogël, por në gjuhën e modës do të cilësoheni si më IN I kësaj vere.
FANTAZIA eKUADRATEVE
Një fustan në formën e një këmishe nate që derdhet lehtë në trup dhe një kapele kashte me një fjongo të kuqe, janë fjalëkalimi për këtë verë. Qëndroni në stilin retro (vitet ‘70–të) dhe do të jeni pa dyshim një nga femrat më moderne të kësaj vere.
Ndihuni CHIC me një fustan të Moschino
Disave do t’u duket sikur keni dalë me ato të shtëpisë, por jo, JU jeni më IN se kurrë. Janë trendi i kësaj vere. GUXONI! PANTOFLAT PANTALLONAT Slim ME PRERJE DERI TE KYÇI I KËMBËS Nëse keni këmbë të gjata, kjo është pikërisht veshja e duhur që bën për ju. Mos harroni kapelën
Si dikur…
Nëse kujtoni fotografitë e nënave apo gjysheve me këto lloj fustanesh dhe në këtë prerje, ku linjat trupore bien më shumë në sy, ja ku e keni! Ideal për ditët e nxehta, ku pikat (polka) të japin një pamje baby doll. Syzet janë aksesori që i qëndron mirë kësaj veshjeje.
Nga: Santana Çomora | Fashion Editor: Stela Plaka | Fotograf: Armand Habazaj. Të gjitha veshjet i gjeni në Galerinë ETC