Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Kashmiri ka hyrë në Evropë perms Britanisë së Madhe, me pashminën, një fije kaq e butë dhe e lehtë e cila u importua nga India. Në Francë, mania shpërtheu kur ushtarët e Napoleonit, pas kthimit nga fushata në Egjipt, u sollën për dhuratë grave të tyre këtë copë të veçantë. Por, ishin artizanët skocezë, të cilët shumë shpejt do ta bënin popullor kashmirin me imitacionin e tij mjaft elegant.
Luksi që vjen nga dhia
Ky trend i ri kishte si dëshmitare kryesore në Evropë Xhusepina Bonaparten dhe të bukurën Madam Riviere. Kjo e fundit madje, është pikturuar nga Ingres dhe vetëm një vit para realizimit të kësaj vepre arti, “Journal de Paris” shkruante se elegance e një zonje duket nga cilësia e shallit të saj. Nga historia në zoologji, për të kuptuar prejardhjen e kashmirit, i cili vjen nga dhitë e malit Hyrcus, të cilat rriten në zonën Kashmir në Indi. Këto dhi, leshi i të cilave arrin të izolojë si të ftohtin por edhe të nxehtin, rriten tashmë edhe në Kinë, Mongoli, Afganistan, Iran, Turqi dhe prej disa vitesh edhe në Australi e Zelandë të Re. Për të përfituar cilësinë më të mirë të këtij materiali, mosha e kafshës duhet të jetë nga 4 deri në 6 vjeç. Çdo dhi “prodhon” deri në 250 gram lesh në vit, ndaj për një pulovër do të duhet të “depiloheshin” katër, ndërsa për një xhaketë rreth 20 dhi të tilla. Megjithatë, deri në vitet `20 të shekullit të shkuar, kashmiri konsiderohej një veshje e duhur për raste të caktuara apo gara sportive elitare. Dy janë stilistët e njohur francezë të cilët e kthyen golfin apo pulovrin e kashmirit, në një veshje kult: Jean Patou shpiku veshjet sportive- elegante me kashmir, ndërsa Coco Chanel bëri një “tripletë” duke kthyer në simbol kombinimin e kashmirit me fund, pullover dhe triko. Por, bluza në formën e pulovrit me kopsa përpara u krijua në vitet `30 nga “Pringle of Scotland”, markë e cila ende sot ka mjaft adhurues të njohur si Madonna, Ewan McGregor apo David dhe Victoria Beckham. Madje, Robbie Williams dhe Nicole Kidman në videoklipin e këngës së tyre, “Somethin’ Stupid” e vitit 2001, shfaqin një model të tillë, të ekspozuar nga zonja Kidman.
Shkëputur nga revista Living nga Stanela Kostallari
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...