Veshje

Një foto flet sa 1000 fjalë, por jo në të gjitha rastet/ Kjo është ngjyra që del më keq në foto

+

fotografiia

Nëse një foto flet sa 1,000 fjalë, ne duam që këto fjalë të jenë të kuptueshme, të “dëgjohen” nga të gjithë dhe të japin mesazhe të qarta! Nëse fotografia nuk transmeton asgjë, nuk ka ngjyra e jetë, është njësoj si të pëshpërisësh. Lee Eiseman, drejtoreshë ekzekutive në Pantone Color Institute zbulon ngjyrat më të bukura, ato më të gjalla dhe ngjyrat më të “këqija” për t’u veshur kur duam të bëjmë një foto të bukur.

Në një intervistë me "Ëhat Ëho Ëear", ajo shpjegoi se ngjyrat shumë të zbehta si pastel apo e bardha mund ta bëjnë subjektin të duket gati gati si një fantazmë e shpëlarë. Për fat të keq, kjo do të thotë se pulovra juaj e preferuar ngjyrë pudër e lehtë nuk është idealja për të shkrepur një foto që ia vlen të postohet!

alessandra ambrosio1

Nëse nuk doni të hiqni dorë nga ngjyrat sorbet sigurohuni të luani me ngjyrat e veshjeve të tjera për të krijuar kontrast.

Sa për ngjyrat që gjithmonë dalin bukur në foto? Eiseman sugjeron të kuqen e thellë ngjyrën turkuaz dhe çdo hije tjetër të familjes blu-e gjelbër. Por nëse ju jeni më shumë një vajzë neutrale, që pëlqen grinë dhe të zezën, sërisht jeni në rregull, sepse dhe këto ngjyra dalin mjaft mirë në foto.

rose quartz outfits